Author: admin

TË FUNDIT

Tahiri-Kurtit: Nga bashkimi kombëtar, në vetëmenaxhim të pakicës serbe

Tahiri-Kurtit: Nga bashkimi kombëtar, në vetëmenaxhim të pakicës serbe

Ish-krynegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë një reagim ndonëse të shkurtër rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tiranë.
Tahiri përmendi premtimin e Kurtit se për të ardhur në pushtet thoshte se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.

Por, ajo shprehet se tani Kurti po e bën “vetëmenaxhimin e pakicës serbe” bazuar në ujdinë e arritur me Serbinë, për të qëndruar në pushtet.

Madje, ajo iu drejtua Kurtit se si do t’ua sqaronte këtë dallim të tij në Tiranë para shqiptarëve.“Me ‘bashkimin kombetar’ për te ardhur ne pushtet; me ‘vetmenaxhimin e pakices serbe’ për te mbetur ne pushtet – A thua si do ta shpjegoj këtë Kurti sot ne Tirane para shqiptareve”, shkroi Tahiri.

Read More
TË FUNDIT

24 vjet nga masakra e familjes Berisha, Osmani: Tre nga ta janë dëshmia e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës

24 vjet nga masakra e familjes Berisha, Osmani: Tre nga ta janë dëshmia e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha në Suharekë.
Ajo tha se të mbijetuarit e masakrës ndaj familjes Berisha janë dëshmia e gjenocidit ndaj shqiptarëve t Kosovës.

Postimi i plotë:
24 vjet më parë ndodhi masakra e tmerrshme ndaj një familjeje të tërë. 46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu.

Fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin. Sot ata e mbajnë gjallë kujtimin për anëtarët e vrarë dhe kujtesën për gjenocidin ndaj nesh. Ata janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Read More
TË FUNDIT

Alpinistët serbë mbetën të bllokuar në Theth, shpëtohen nga Njësia Alpine e Reneas

Alpinistët serbë mbetën të bllokuar në Theth, shpëtohen nga Njësia Alpine e Reneas

Katër alpinistë serbë janë shpëtuar nga Efektivët e Forcës Ajrore pasi mbetën të bllokuar gjatë kalimit nga Valbona në Theth.
Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se njëri prej tyre ka mbetur i lënduar, pasi ishte rrëzuar në malin e Jezercës dhe e kishte të pamundur lëvizjen, për shkak se kishte dëmtuar gjymtyrët.

Ai është dërguar drejt QSUT ku ndodhet nën kujdesin e mjekësve, ndërsa fatmirësisht 3 alpinistët e tjerë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas Policisë, në operacionin e kërkim-shpëtimit u angazhuan 50 forca policore nga Komisariati i Policisë Tropojë, Njësia Alpine e Reneas, forcat ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë malor dhe me dëborë, transportimi i alpinistit të lënduar drejt QSUT është bërë me helikopter.

Read More
TË FUNDIT

Bekim Haxhiu viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë: Burra të mëdhenj e të vërtetë në mbrojtje të luftës së UÇK-së

Bekim Haxhiu viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë: Burra të mëdhenj e të vërtetë në mbrojtje të luftës së UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka njoftuar se ka qëndruar së fundi në Hagë.
Haxhiu, i njohur ndryshe si Kamishi ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po vazhdojnë të mbahen në burg në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Haxhiu tha se kanë takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasnqiin, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatin.

Deputeti Haxhiu theksoi se takimet ishin shumë emocionuese edhe pse ata janë të fortë, të qëndrueshëm e të vërtetë në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Dy ditë në Hagë ishin shumë emocionuese dhe të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në burg.

Bashkë me Dullen dhe Bajren, takuam shokët tanë të luftës, burrat e kombit, Hashimin, Kadriun, bacën Jakup, Rexhën, Nasimin dhe Hysniun.

Takimet ishin shumë emocionuese edhe ..

Read More
TË FUNDIT

Prokuroria jep detaje në lidhje me zjarrin që kaploi mbrëmë Institutin e Mjekësisë Ligjore

Prokuroria jep detaje në lidhje me zjarrin që kaploi mbrëmë Institutin e Mjekësisë Ligjore

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore mbrëmë është përfshirë nga zjarri.
Zjarri i madh që kaploi këtë objekt theksohet të ketë shkaktuar edhe dëme të mëdha.

Në lidhje me këtë, nga Prokuroria e Shtetit kanë deklaruar se prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë relevante.

Po ashtu u theksua se i njëjti ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes si dhe ka lëshuar autorizime të ndryshme për ndriçimin e shkaqeve që çuan deri tek ky zjarr.

“Prokuroria është në pritje të këtyre raporteve, andaj në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, do të veprojë tutje konform dispozitave ligjore të KPPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Duhet përkujtuar që ky institut është mjaftë i rëndësishëm, e që shumë raste lidhen pikërisht me zhvillimet në kuadër të këtij instituti.

Në lidhje me këtë zjarr janë deklarua edhe nga Policia e Kosovës, por..

Read More
TË FUNDIT

LDK: Pushteti po ndëshkon komunat e Kosovës

LDK: Pushteti po ndëshkon komunat e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se po ndëshkon komunat e Kosovës me shumë padrejtësi në ndarjet buxhetore për vitin 2023.
Sipas LDK-së, asnjë investim në 18 komuna vetëm sepse nuk kontrollohen nga pushteti.

“Përmes komunave po ndëshkohen qytetarët. A është ky trajtimi që ata meritojnë”, thuhet në një postim të LDK-së, të cilët ia kanë bashkangjitur edhe një video.

Read More
INTERESANTE

Pashallëqet shqiptare, dividi dhe kama e shkruesit të Ali Pashë Tepelenës

Pashallëqet shqiptare, dividi dhe kama e shkruesit të Ali Pashë Tepelenës – Nga Dorian Koçi

Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar gjenden rreth 6200 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Rëndësia e tyre nuk shtrihet vetëm në rolin ekspozues e ilustrues të historisë por edhe në rolin e rrëfimit të historisë dhe epokës që përfaqësojnë. Në këtë mënyrë muzeologjia i vjen në ndihmë historisë përmes dokumentimit dhe ilustrimit të ngjarjeve dhe epokave historike duke e vendosur historinë e territoreve ku banojnë sot shqiptarët në një histori integrale të Mesdheut.

Dokumentet, koleksionet muzeore dhe gjuha formësojnë një identetitet të përbashkët kulturor të shqiptarëve në rajon, por përmes koleksioneve të veçanta muzeore historia jonë mund të rrëfehet jo vetëm si një histori lineare por edhe si një histori integrale e Mesdheut.

Një kënd të veçantë në katin e dytë të ..

Read More
INTERESANTE

Po shkatërrohet pllaka “Dardanus” qëllimisht? Arkeologët shqiptarë përplasen me ata maqedonas

Një gurë varri në të cilën shkruante emri “Dardanus”, njëri prej fëmijëve të Epikratit, po trazon ndjenjat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Ata frikësohen se gjeneza e tyre antike po shkatërrohet dhe shtrembërohet qëllimisht, dhe se nuk do të arrijnë të ruajnë gjurmët e të parëve të tyre për shkak të interpretimeve të gabuara historike dhe dëshmive të pakta materiale që klasifikohen si ilire nga autoritetet maqedonase.

“Bëhet fjalë për varreza romake që kanë ekzistuar në interval prej shekujve I deri në shekullin V të erës sonë. ..Ky është nekropol i qytetarëve të qytetit romak Skupi. Ne ashtu i trajtojmë, sikurse edhe gjithë letërsia dhe dokumentacioni. Ndërsa atë se kush ka qenë i varrosur brenda varreve këtë nuk mund ta themi. Ne i trajtojmë si qytetarë romak”, thotw Vera Atanasovska, arkeologe.

Dyshimet për mbulim apo shtrembërim të fakteve historike rreth ilirëve në trevat e Maqedonisë së sotme i sollën në Shkup edhe arkeologët shqiptarë nga Kosova. Euronews Albania sjell..

Read More
TË FUNDIT

“Nga bashkimi kombëtar në vetëmenaxhimin e serbëve”, Tahiri – Kurtit: Si ua shpjegon këtë shqiptarëve në Tiranë?

“Nga bashkimi kombëtar në vetëmenaxhimin e serbëve”, Tahiri – Kurtit: Si ua shpjegon këtë shqiptarëve në Tiranë?

Ish-krynegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë një reagim ndonëse të shkurtër rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tiranë.
Tahiri përmendi premtimin e Kurtit se për të ardhur në pushtet thoshte se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.

Por, ajo shprehet se tani Kurti po e bën “vetëmenaxhimin e pakicës serbe” bazuar në ujdinë e arritur me Serbinë, për të qëndruar në pushtet.

Madje, ajo iu drejtua Kurtit se si do t’ua sqaronte këtë dallim të tij në Tiranë para shqiptarëve.“Me ‘bashkimin kombetar’ për te ardhur ne pushtet; me ‘vetmenaxhimin e pakices serbe’ për te mbetur ne pushtet – A thua si do ta shpjegoj këtë Kurti sot ne Tirane para shqiptareve”, shkroi Tahiri.

Read More
TË FUNDIT

FSK në konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut në Slloveni

FSK në konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut në Slloveni

Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka po merr pjesë në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut ( A5), të udhëhequr nga Rreshter Majori i ushtrisë Sllovene Kovaç dhe pjesëmarrjen e rreshter majorëve të A5,rreshter majori nga Ushtria Amerikane për Europë.
Kjo ngjarje është duke u realizuar në NATO Montain Warfare Center for Exellence, me këtë rast rreshter major Zuka ka prezantuar të arriturat e korit të nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sukseset, sfidat dhe rekrutimin në ushtrinë e Kosovës.

Gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, në Kampin e 16-të Dimërorë, në mesin e 22 shteteve anëtare të NATO-s, Forcën e Sigurisë së Kosovës është duke e përfaqësuar, OR5 Besnik Nebihu i cili në aktivitetet e realizuara nga data 17-24 mars, ka treguar suksese të larta, duke përfaqësuar denjësishtë Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Read More