Author: admin

TË FUNDIT

Qytetari që gjeti kuletën me mbi dy mijë euro: Pronari ka ardhë e na ka falënderu

Qytetari që gjeti kuletën me mbi dy mijë euro: Pronari ka ardhë e na ka falënderu

Qytetari Valon Ramadani, sot ka rastisur që të gjejë një kuletë në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë.
Ai ka rrëfyer për lajmi.net se sapo ka parë kuletën, e ka menduar dorëzimin e saj në polici.

“Nuk e kom hap fare kuletën. Në momentin që e kemi parë kuletën kemi lajmëruar policinë. Është kënaqësi e madhe me gjete një kuletë por edhe me dorëzu, ma mirë se me mbajt diçka që nuk është e jotja”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka thënë se është kontaktuar edhe nga pronari i kuletës, sapo që ai ka pranuar kuletën e humbur nga Policia e Kosovës.

“Pronari sapo ka qenë në polici më ka kontaktu, ka ardhë këtu te puna ku punojmë e na ka falënderu”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka thënë se shpreson që të ketë sa më shumë kësisoj veprimesh edhe nga qytetarët e tjerë. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​Kosova nis një projekt kundër pastrimit të parave, mbështetet nga Gjermania

​Kosova nis një projekt kundër pastrimit të parave, mbështetet nga Gjermania

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Drejtoren e Përgjithshme të Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), Frauke Bachler, Drejtorin për Evropën Juglindore të IRZ-së, Frank Hupfeld dhe ekspertët Doktorin e Shkencave të Drejtësisë, Stefan Trunk dhe Thomas Seidel, të dy me përvojë shumëvjeçare në prokurori, respektivisht polici dhe njësi të inteligjencës financiare në Gjermani, të shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
“Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) është themeluar me iniciativën e Ministrisë Federale të Drejtësisë në vitin 1992. IRZ mbështet më shumë se 20 partnerë në projekte reformatore në fushën e drejtësisë, duke dhënë këshilla juridike në përgatitjen e ligjeve, themelimin dhe zhvillimin e institucioneve por edhe përmes promovimit e trajnimeve në shumë fusha. Ajo zbaton edhe projekte të Bashkimit ..

Read More
TË FUNDIT

Liberalizimi i vizave, a është meritë e qeverisë Kurti apo jo?!

Që në vitin 2010 është premtuar për liberalizim të vizave, ndonëse një gjë e tillë ende s`ka ndodhur është afër të ndodh një gjë e tillë. Gjatë të enjtes Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian kanë miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel. Ky është ndër hapat e rëndësishëm me liberalizimin e vizave që pritet në dy data.

Më saktësisht afatin kohor e shpjegoi ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot tregon se më së largu janari i vitit të ardhshëm mund t’i gjejë kosovarët me liberalizim të vizave. Sipas tij, kjo gjë mund të ndodh edhe më herët, nëse Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), fillon punën më herët.

“Janë 2 data të mundshme, është ose kur sistemi ETIAS fillon të punojë ose tek më e fundit 1 janari (2024).” Një gjë e tillë ka mund të ndodh më herët, por Franca dhe Holanda ishin skeptike edhe për mungesën e luftimit të korrupsionit. Korrupsioni ka qen..

Read More
TË FUNDIT

Kjo ishte përqindja e inflacionit gjatë muajit shkurt në Kosovë

Kjo ishte përqindja e inflacionit gjatë muajit shkurt në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK) për muajin shkurt 2023, ku theksohet se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 10.5% në muajin shkurt 2023, krahasuar me muajin shkurt 2022.
Sipas ASK-së, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.3%) në muajin shkurt 2023.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit kishte rënie prej (-0.3%) në muajin shkurt 2023, krahasuar me muajin janar 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-6.8%); shërbimet për transport (-5.3%); karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-4.8%); blerja e automjeteve (-2.0%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.9 për qind) në IHÇK. Ndë..

Read More
TË FUNDIT

​Ambasadorin e Suedisë takon përfaqësues të Komisionit për Integrime Evropiane, prezantohen prioritetet

​Ambasadorin e Suedisë takon përfaqësues të Komisionit për Integrime Evropiane, prezantohen prioritetet

Komisioni për Integrime Evropiane, i prirë nga Rrezarta Krasniqi, kryetare e këtij Komisioni, priti sot në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin u bisedua lidhur me prioritetet që do të ketë Suedia si kryesuese e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Bëhet e ditur se Krasniqi, vuri në spikamë raportet e mira ndërshtetërore, dhe e falënderoi ambasadorin Westerlund, si dhe shtetin që ai përfaqëson, për ndihmën dhe kujdesin e treguar ndaj Kosovës, në të gjitha fazat e zhvillimit të saj.

Në vijim të takimit, kryetarja e Komisionit Krasniqi, foli për angazhimet dhe prioritet e politikës së jashtme të vendit.

Me këtë rast, ajo përshëndeti vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së në favor të liberalizimit të vizave, ndërkaq, nënvizoi përpjekjet e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe domosdoshmërinë që vendi ynë të përfshihet në Partneritet..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj pas takimit me Lajçak: Për AAK-në, marrëveshja me Serbinë është me interes nacional

Haradinaj pas takimit me Lajçak: Për AAK-në, marrëveshja me Serbinë është me interes nacional

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Haradinaj ka deklaruar se Lajçaku e ka informuar në hollësi për progresin e arritur deri më tani për marrëveshjen e normalizimit e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“I kënaqur që sot në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me kolegë pritëm në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe ekipin e tij, të cilët na informuan në hollësi për progresin e arritur deri më tash në përfundimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se ka vlerësuar unitetin e shteteve anëtare të BE-së në mbështetje të kësaj marrëveshje.

“Shpreha vlerësimin tim për unitetin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në mbështetje të kësaj marrëveshje. E vlerësova lart angazhimi..

Read More
TË FUNDIT

​FMN: Të ardhurat nga tatimet në Kosovë shënuan rritjen më të madhe në Ballkanin Perëndimor

​FMN: Të ardhurat nga tatimet në Kosovë shënuan rritjen më të madhe në Ballkanin Perëndimor

Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar i nxjerrë për Kosovën, ka vlerësuar lartë aktivitetet e Administratës Tatimore të Kosovës në inkasimin e të hyrave dhe formalizimin e punëtorëve.
Saktësisht brenda raportit të FMN-së thuhet se “Pas pandemisë, të ardhurat nga tatimet u rritën fuqishëm, duke shënuar rritjen më të madhe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Në raport theksohet se rreth një e treta e rritjes së të hyrave nga TVSH-ja në vitet 2020–2022 mund të shpjegohet me përmirësimet në administrimin e tatimeve, duke përfshirë rritjen e formalizimit. Gjithashtu, në raport pasqyrohet rritja e fuqishme e të hyrave nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave (TAK). Përderisa rritja e TVSH-së dhe TAK-ut shpjegohet kryesisht me rritjen e bazës tatimore (rritjen e numrit te bizneseve që paguajnë tatim). Në përgjithësi rritja e formalizimit ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e të hy..

Read More
TË FUNDIT

​Hoti: Mashtrimet e Kurtit po dalin në shesh çdo ditë

​Hoti: Mashtrimet e Kurtit po dalin në shesh çdo ditë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), për mashtrim të qytetarëve sa i përket procesit të privatizimit.
Në një status në Facebook Hoti ka shkruar se privatizimi është duke vazhduar valë-valë, përkundër deklarimeve të zyrtarëve të partisë në pushtet se privatizimet do të vlerësohen.

Postimi i Hotit:

VAZHDON PRIVATIZIMI VALË-VALË‼️

Mos harroni: më 15 mars është afati për dorëzimin e ofertave për “Valën 62” të privatizimit. ‼️

Mashtrimet po dalin në shesh çdo ditë. Për dhjetë vite shanin e akuzonin secilin për privatizim, me e pa të drejtë. I mashtronin qytetarët se do të vlerësojnë privatizimet, dhe do të themelojnë Fondin Sovran me asete të Agjencisë së Privatizimit. Sapo erdhën në pushtet, privatizimi po vazhdon valë-valë.

Ja faktet që dëshmojnë mashtrimet:

1. Programi zgjedhor i VV-së, faqe 11: “Agjencinë Kosovare të Privatizimit do të shuh..

Read More
TË FUNDIT

UNICEF-i dhe Devolli Corporation bashkojnë forcat për fëmijët dhe të rinjtë

UNICEF-i dhe Devolli Corporation bashkojnë forcat për fëmijët dhe të rinjtë

UNICEF-i dhe Devolli Corporation, si ndërmarrje lidere e biznesit, lansuan një partneritet të ri për të rritur shërbimet dhe mundësitë për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.
Devolli Corporation, me ndihmën e UNICEF-it do të zgjerojë mundësitë për fëmijët e vegjël në komunitetet e margjinalizuara dhe zonat rurale dukë mbështetur ngritjen dhe funksionimin e Qendrave të Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme me bazë në komunitet, të cilët ofrojnë mësim të bazuar në lojë dhe përvojë për fëmijët nën 5-vjeçë, si dhe shërbime për prindërit e tyre.

Marrëveshja u nënshkrua në Magurë të Lipjanit, në mes të pronarit Shkëlqim Devolli dhe Nona Zicherman, shefe e zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

Këto aktivitete do të mbështesin ofrimin e programeve cilësore të mësimit të hershëm për 700 fëmijë, si dhe do të mbështesin angazhimin dhe zhvillimin e aftësive të 400 prindërve. Partneriteti gjithashtu do t’i ndihmojë të rinjtë të bëjn..

Read More
TË FUNDIT

“Vendosi të bëhet nënë pa pasur burrë”, Bogujevci reagon sërish: Kam të dashur, por nuk jam e martuar

“Vendosi të bëhet nënë pa pasur burrë”, Bogujevci reagon sërish: Kam të dashur, por nuk jam e martuar

Vetëm një ditë më parë, deputetja e VV-së dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës deklaroi se ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë. Një deklaratë e tillë zgjoi diskutime të shumta, kishte prej tyre që e mbështetën derisa nuk munguan as ofendimet.
Pas kësaj, deputetja Bogujevci ka dhënë një intervistë për emisionin “Kendiv” të T7, ku në kuadër të rubrikës “Prej zemrës” ka ndarë momentet më të lumtura të jetës dhe një nga ta është pikërisht fakti se ajo po bëhet nënë.

Ndërkohë, ajo në këtë intervistë ka thënë se ka të dashur.

“Unë e kam të dashurin, partnerin, por nuk jemi të martuar. Kjo ndërlidhet me disa diskutime në vendimmarrjen që kemi, ne duhet të krijojmë mundësi të barabarta për shoqërinë tonë. Jo të gjithëherë të gjithë i kemi mundësitë të kemi një jetë tradicionale në mënyrën qysh një pjesë e shoqërisë e shohin…Unë mendoj që nëse një grua do m..

Read More