Author: admin

TË FUNDIT

Nuk shkonte në seanca, Parlamenti japonez përjashton deputetin

Nuk shkonte në seanca, Parlamenti japonez përjashton deputetin

Kuvendit i Japonisë i ka hequr statusin e deputetit Yoshikazu Higashitanit, për shkak se nuk ka shkuar as edhe një herë në Parlament që kur u zgjodh si deputet, korrikun e kaluar.
Higashitani është i njohur në Japoni si “youtuber”, i cili me videot e tij merret me botën e spektaklit në Japoni.

Siç shpjegohet nga “Japan Times”, Higashitani, i njohur në YouTube si “GaaSyy” ka ankimuar masën ndaj tij, duke shtuar se ka frikë të kthehet në Japoni nga frika se mos arrestohet. Siç shpjegohet nga mediat vendase, ligjvënësit japonezë janë të imunizuar nga arrestimi, por sapo “GaaSyy” të humbasë mandatin, ai mund të vihet në pranga. Autoritetet japoneze po e hetojnë atë për dyshimin se ka frikësuar dhe shpifur ndaj VIP-ave në videot e tij në YouTube.

Ky është përjashtimi i parë i një kongresmeni në Japoni që nga viti 1951 dhe i treti sipas Kushtetutës aktuale të hartuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Para se të bëhej i famshëm, 5..

Read More
TË FUNDIT

Brenda një dite Policia e Kosovës shqiptoi mbi 2 mijë e 300 tiketa trafiku

Brenda një dite Policia e Kosovës shqiptoi mbi 2 mijë e 300 tiketa trafiku

40 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Përpos kësaj, Policia e Kosovës gjatë kësaj kohe ka qenë në trafik duke përcjellë nga afër shkelje të shumta të cilat bëhen nga drejtuesit e automjeteve.

Si shkak i këtyre shkeljeve, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 327 tiketa trafiku./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Policia heton një aksident mes tri automjetesh në Vushtrri, ku mbetën të lënduar katër persona

Policia heton një aksident mes tri automjetesh në Vushtrri, ku mbetën të lënduar katër persona

Një aksident trafiku mes tri automjetesh ndodhur dje në Vushtrri, ka rezultuar me katër persona të lënduar të cilëve iu është dhënë trajtim mjekësor.
Policia raporton se rasti është duke u hetuar, teksa të lënduarit janë, dy drejtues të automjeteve dhe dy pasagjerë.

Aksidenti siç specifikon policia, ndodhi në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku ishin të përfshira tri automjete me targa vendore me drejtues dy meshkuj dhe një femër kosovare.

Read More
TË FUNDIT

Shifra shqetësuese/ Për dy muaj, nga Kosova u larguan 52 mjekë

Shifra shqetësuese/ Për dy muaj, nga Kosova u larguan 52 mjekë

Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë.
Pagat e ulëta, kushtet e punës e mungesa e specializimeve thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi.

Shifra alarmante janë shënuar nga ikja e mjekëve edhe deri më tani në këtë vit.

“52 mjekë gjatë vitit 2023 janë larguar nga puna për të shkuar jashtë vendit”.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online kreu i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

Njëra ndër arsyet e ikjes së mjekëve, sipas Sejdiut është çështja e pagave.Ai ka thënë se ka shumë arsyeje që çojnë profesionistët deri në largimin e vendit.

“Arsyet e mjekëve janë të shumta që po largohen nga vendi i punës për jashtë vendit. Vitin e kaluar përmes një sondazhi kanë qenë kushtet e punës, kualiteti i specializimeve dhe paga por këtë vit ka ndryshuar ky sondash dhe është arsyeja e parë është mundësia e punësimit e dyta është çështja e pagave dhe e treta kusht..

Read More
TË FUNDIT

Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shpëlarje parash, Policia tregon se çfarë iu gjetë në shtëpi dhe zyre të dyshuarës

Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shpëlarje parash, Policia tregon se çfarë iu gjetë në shtëpi dhe zyre të dyshuarës

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
Me urdhër të gjykatës kompetente është kryer një kontroll në zyrën dhe vendbanimin e të dyshuarës femër, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lartcekur dhe të shpërlarjes së parave.

Pas kontrollit të kryer në tri lokacione, Policia njoftoi se janë sekuestruar si dëshmi: Para, DVR, telefon mobil dhe dokumente në lidhje me rastin, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen, gruaja dhe fëmijët e vizitojnë në Hagë

Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen, gruaja dhe fëmijët e vizitojnë në Hagë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi po vazhdon të mbahet në Hagë.
Selimi bashkë me ish-bashkëluftëtarë të UÇK-së janë duke u gjykuar në kuadër të Speciales në Hagë, për kinse krime lufte.

I njëjti sot feston ditëlindjen. Kjo është bërë e diture dhe nga bashkëshortja e tij, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi.

Bashkë me fëmijët ajo ka vizituar sot ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi për ta uruar nga afër me rastin e ditëlindjes, transmeton lajmi.net.

“Urime ditëlindja Rexhë. Gjithmonë ditëlindjet bashkë”,shkroi ajo./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.

Gjatë ditës parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Read More
TË FUNDIT

15 vjet nga tragjedia e Gërdecit

15 vjet nga tragjedia e Gërdecit

Sot bëhen 15 vjet nga tragjedia e Gërdecit, në të cilën humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën pas shpërthimit që tronditi fshatin në periferi të Tiranës.
Shpërthimi, i cili ndodhi rreth orës 12:05 të mesditës në punishten e demontimit të armëve, dëmtoi dhe qindra shtëpi të zonës përreth.

Ngjarja pushtoi të gjitha televizionet vendore, por edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja si Euro News, CNN dhe të tjera, ku ngjarja mori prioritet.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu më 15 mars 2008 në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po ashtu me 18 vjet burg, ndërsa administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg.

Read More
TË FUNDIT

Zhvillimet e dialogut Kosovë-Serbi, Escobar sot në Beograd

Zhvillimet e dialogut Kosovë-Serbi, Escobar sot në Beograd

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot viziton Serbinë, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Sipas mediave në Serbi, takimi do të zhvillohet në ora 15:15 në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të presidentit serb. Kurse, pas takimit, siç është paralajmëruar, do të lëshohet një komunikatë për media.

Escobar pritet që sot të takohet edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Në Serbi dje përfundoi vizitën dy ditore edhe i dërguari evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i cili në një intervistë për Radio Televizioni Serb, RTS, ka thënë se pa formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk ka marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, qëllimi i marrëveshjes nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë, por përkundrazi qëllimi është krijimi i një situate të favorshme dhe hapja e derës evrop..

Read More