Author: admin

TË FUNDIT

Opozita serbe kërkon dorëheqjen e Vuçiqit

Opozita serbe kërkon dorëheqjen e Vuçiqit

Opozita në Serbi i ka reaguar ashpër presidentit serb Aleksandar Vuçiq për arritjen e pajtueshmërisë mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

Madje lideri i Lëvizjes së djathtë Dveri, Boshko Obradoviq, kërkoi dorëheqjen e Vuçiqit, si zgjidhje e vetme e krizës politike. Duke kërkuar madje protesta nga qytetarët ai ka thënë se Vuçiq në mënyrë të paautorizuar ka marrë përsipër obligimin që të fillojë zbatimin e Marrëveshjes të cilën ai e vlerëson si grushtet.

Ish shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq marrëveshjen e quajti tradhti.

“Kjo tradhti e lartë mund të parandalohet vetëm me referendum”, ka shkruar ai.

Edhe partitë opozitare në Kosovë PDK e LDK e kritikuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Liderët e dy partive më të mëdha opozitare në Kosovë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku kanë reaguar vetëm përmes rrjeteve sociale

Read More
TË FUNDIT

Gjukanoviq nuk arrin fitore bindëse në Mal të Zi, duhet edhe raundi i dytë

Gjukanoviq nuk arrin fitore bindëse në Mal të Zi, duhet edhe raundi i dytë

Presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nuk ka arritur fitore bindëse në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Sipas parashikimeve të CeMI, Gjukanoviq nga mbi 90 për qind të votave të numëruar ka marrë 35.5 për qind të votave, raporton vijesti.me.

Me shumë gjasë do të duhet edhe një raund i dytë për të përcaktuar kreun e shtetit malazez.

Raundi i dytë pritet të mbahet më 2 prill.

Ndërkaq kundërkandidati i presidentit aktual, kandidati i Lëvizjes Evropa Tani Jakov Milatoviq fitoi 29,2 për qind, Fronti Demokratik Andrija Mandiq 19 për qind, Mali i Zi Demokratik Aleksa Beçiq 11 për qind.

Kandidatja e SDPA-së Draginja Vuksanoviq- Stankoviq fitoi 3.2 për qind, kandidati për Malin e Zi të Bashkuar Goran Daniloviq 1.3 për qind dhe ndikuesi Jovan Raduloviq 0.8 për qind.

Read More
TË FUNDIT

Një 77 vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Prizren

Një 77 vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Prizren

Një mashkull i moshës 77 vjeçare është gjendur pa shenja jete në një motel në Prizren.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 12:00.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, transmeton lajmi.net.

Bytyqi ka deklaruar se në bazë të ekzaminimeve, viktima nuk pati shenja dhune në trupin e tij.

“Pak para orës 12 është raportuar për një person pa shenja jete nga punëtorët e një moteli villa në Prizren. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi, ku me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Viktima është një 77 vjeçar. Në bazë të ekzaminimeve nuk ka shenja dhune në trupin e tij”, tha Bytyqi./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Turqia mirëpret pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për aktin e zbatimit

Turqia mirëpret pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për aktin e zbatimit

Turqia ka përshëndetur të dielën pajtimin e arritur midis Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga BE për normalizimin e marrëdhënieve.
“Ne mirëpresim që në vazhdën e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 27 shkurt 2023, në kuadër të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për zbatimin e aneksit në fjalë më 18 mars 2023 në Ohër”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

Ministria shprehu shpresën se palët “do të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe do të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme”.

“Vendi ynë ka kontribuar në proces, veçanërisht në çështjen e shpërndarjes së energjisë elektrike. Presidenti ynë së fundi ka pasur takime të ndara me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mb..

Read More
TË FUNDIT

Molliqaj kritikon Kurtin: Kryeministri, me krejt partinë e tij e kanë futë kokën në dhe si struci

Molliqaj kritikon Kurtin: Kryeministri, me krejt partinë e tij e kanë futë kokën në dhe si struci

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kritikuar dakordimin e arritur në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Molliqaj përmes një shënimi në Facebook ka thënë se vet heshtja e Kurtit gjatë ditës së diel tregon se ishte një disfatë.

“Aq e mirë na qenka marrëveshja saqë Kryeministri, me krejt partinë e tij, e kanë futë kokën në dhe si struci”.

“Si pas një stuhie apo pas një disfate. Sepse disfatë ishte. E Albin Kurti heshtet kështu si sot, pas secilës disfatë”.

I pari i PSD-së duke akuzuar Kurtin se nuk pranoi marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë.

“E refuzoi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, por e pranoi në villën e Titos në Shën Naum. Dallimin bëjeni vetë”, ka deklaruar Molliqaj.

Ndryshe, të shtunën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan p..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak: Kjo javë ishte e gjitha rreth dialogut, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin zbatues të Marrëveshjes

Lajçak: Kjo javë ishte e gjitha rreth dialogut, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin zbatues të Marrëveshjes

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar edhe një herë për zhvillimet në kuadër të dialogut.
Ai tha se kjo javë ka qenë e gjitha rreth dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak po ashtu u shpreh se javën e nisi me udhëtim në Beograd, ku pati takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për të diskutuar në lidhje me dialogun dhe po ashtu takoi edhe partitë opozitare pro Bashkimit Evropian.

“Kjo javë ka qenë e gjitha rreth dialogut. Filloi me një udhëtim në Beograd, ku vazhdova përgatitjet për takimin për dialogun e nivelit të lartë me presidentin Aleksandar Vuçiq. Gjatë takimit tonë, diskutuam për aneksin e zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen. Derisa isha në Beograd, pata gjithashtu mundësinë të takohesha me partitë opozitare pro-Bashkimit Evropian për të diskutuar lidhur me dialogun dhe për të dëgju..

Read More
TË FUNDIT

Edhe studentët e UP-së në mbështetje të marshit për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së në Hag

Edhe studentët e UP-së në mbështetje të marshit për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së në Hag

Katër organizata studentore të Universitetit të Prishtinës (UP), do të mbështesin marshin “Liria ka emër”, pak kohë para se të nis procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Unioni Demokratik Studentor, Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore janë organizatat që po mbështesin këtë marsh.

“Si brez i ri i Kosovës, jemi rritur me rrëfimet e prindërve tanë për vuajtjet e sakrificat si çmimi më i shtrenjtë për çlirimin e vendit. Jemi rritur me rrëfimet e familjeve të dëshmorëve, martirëve, të zhdukurve e të dhunuarve të luftës. Jemi edukuar që ta nderojmë e mos ta harrojmë kurrë sakrificën madhore të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ta nderojmë kontributin e atyre që si studentë filluan organizimin për çlirimin e vendit”, thuhet në njoftimin e këtyre organizatave studentore.

“Prandaj ne studentët kundërshtojmë përpj..

Read More
TË FUNDIT

Shpallet afati i aplikimit për Provimin e Jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë jep detaje

Shpallet afati i aplikimit për Provimin e Jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë jep detaje

Ministria e Drejtësisë e ka shpallur afatin për aplikim për ata që duan ta japin Provimin e Jurisprudencës.
Afati i aplikimit do të jetë prej datës 20 deri më 27 të këtij muaji.

Provimi i Jurisprudencës do të mbahet në muajin maj.

“Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për dhënien e Provimit të Jurisprudencës që do të mbahet në muajin Maj 2023, se: Afati për dorëzimin e Kërkesës dhe dokumentacionin përkatës për aplikim për Provim të Jurisprudencës fillon prej datës 20 – 27 Mars 2023”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Informacionin e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm të ueb faqes së Ministrisë së Drejtësisë:

Read More
TË FUNDIT

Nga Mallakastra në UÇK, flet ish-ushtari: Politika shqiptare i ka bërë keq Kosovës në shumë raste

Nga Mallakastra në UÇK, flet ish-ushtari: Politika shqiptare i ka bërë keq Kosovës në shumë raste

Meçan Zotaj, ish-luftëtari nga Mallakastra i UÇK-së tha se që nga lufta e UÇK deri sot Shqipëria ka bërë shumë pak dhe shpesh ka bërë shumë keq ndaj Kosovës.
Ai thotë se Shqipëria me kushtetutë e ka për obligim të kujdeset ndaj shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë.

Zotaj tha se shkelmin më i madh që janë munduar tu japin jo vetëm Kosovës por gjithë kombit shqiptar është Open Balkan.

“Kosova ka një sistem më të zhvilluar elektoral për udhëheqësit, por në Shqipëri politikanët, më shumë e kanë dëmtuar Kosovën. Shkelmi më i madh që janë munduar t’i japin Kosovës është Open Balkan. Goditjet që i ka marrë Kosova në takime në vendet të ndryshe, kritikat deri sa Serbia u bë faktor stabilizues në Ballkan, ndërsa Kosova si vend me komplekse. Këto janë goditje që lënë gjurmë në opinionin ndërkombëtar”, tha Zotaj në Euroneës Albania.

Ai ka thënë se populli shqiptarë në Shqipëri ka ndjeshmëri ..

Read More
INTERESANTE

Kështjella e Jerinës dhe shpellat e Kusarit

Gani Mehmetaj: Kështjella e Jerinës dhe shpellat e Kusariti

1. Të vizitosh lokalitetet antike të Komunës së Gjakovës në fillimpranvere është përjetim, por edhe një kënaqësi e veçantë. Të bashkëbisedosh me vendësit është orë historie. Kur i pyet për ndonjë lokalitet parahistorie, antike a të mesjetës jo vetëm nuk ngurojnë të të rrëfejnë legjenda të pafundme, që nga koha e Noas, kur kjo pjesë, sipas tyre, u përmbyt, ndërsa barkat lidheshin në zinxhirë në cepin e malit, por të bëjnë shoqëri, duke ecur disa orë këmbë gërnjave e kodrave, që të tregojnë të kaluarën e tyre të lavdishme. Vendësit janë mirënjohës për interesimin tënd, janë të entuziazmuar që po i nxjerr vendet e tyre nga harresa, por dëshpërohen kur shohin se si po shuhet e kaluara e tyre pa u nxjerrë në pah.

Asnjëri nga katundarët të rinj a të moshuar, nuk të lëshojnë pa një gotë raki shtëpie që të shijon si eliksir. Vendësit kanë shumë legjenda për katundet e krahinën e tyre.

Dy kështjella të antikës së vonë, në Rrafshin e..

Read More