Author: admin

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Vushtrri, vetura godet një burrë me gruan dhe vajzën

Aksident i rëndë në Vushtrri, vetura godet një burrë me gruan dhe vajzën

Një aksident trafiku me tre të lënduar ka ndodhur para pak çastesh në Vushtrri.
Siç kanë bërë të ditur nga Policia për rajonin e Mitrovicës për lajmi.net, rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku një veturë ka goditur tre këmbësorë.

“Në rrugën “Dëshmorët e Kombit “në Vushtrri, aksident trafiku me të lënduar. Një veturë ka goditur tre këmbësorë. Janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Lajmi.net mëson se të lënduarit janë prindërit me vajzën e tyre. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj kritika partive tjera opozitare: Nuk janë serioze

Haradinaj kritika partive tjera opozitare: Nuk janë serioze

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur kritika ndaj PDK-së e LDK-së, lidhur me qasjen ndaj marrëveshjes, respektivisht planit franko-gjerman.
Në një intervistë dhënë ABC News, Haradinaj ka thënë se marrëveshja respektive nuk është e plotë, nuk ka njohje bilaterale, por nuk ka asgjë të keqe, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, ai ka ftuar partitë që të ofrojnë edhe alternativat.

“Marrëveshja nuk është e plotë, nuk ka njohje bilaterale por nuk ka asgjë të keqe në këtë marrëveshje. Nga këto partitë që po bëjnë zhurmë, PDK dhe LDK nuk e shoh shumë serioze sjelljen e tyre në këtë proces. Shikoj një lloj loje të paarsyeshme në momente kaq kritike për vendin tonë. Ne duhet të ecim përpara.

“Të mos ecim me frikën e dështimit por të rrisim vetëbesimin. Këta që në një mënyrë apo në një tjetër dëshirojnë me zbehur këto që kanë ndodhur. I kisha pyetur se cilat janë alternativat e tyre. Disa alternativa q..

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku pas takimit me kryesinë e LDK-së: U bënë lëshime të mëdha në dialog

Abdixhiku pas takimit me kryesinë e LDK-së: U bënë lëshime të mëdha në dialog

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar kryesinë e partisë që ai drejton në një mbledhje të radhës.
Në mbledhjen respektive u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, në veçanti për procesin e dialogut, përcjell lajmi.net.

I pari i LDK-së tha se përgjatë këtij procesi janë bërë lëshime të mëdha, që sipas tij po shndërrohen edhe në kushte obligative integruese për vendin tonë.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi temën e dialogut dhe lëshimet e mëdha të bëra në këtë proces. Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për vendin tonë; adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues”, shkroi Abdixhiku.

Read More
TË FUNDIT

Limaj: Sa më shpejt që largohet Kurti, aq më pak dëme për Kosovën

Limaj: Sa më shpejt që largohet Kurti, aq më pak dëme për Kosovën

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar shefin e ekzekutivit, Albin Kurtin dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Në një intervistë dhënë gazetares së lajmi.net, Sala Gashi, ish-ministri i Infrastrukturës ka shtuar se deklarimi i Kurtit mbi leximin për negociata është tallje në vete.

Gjithashtu, ai ka thënë se me një marrëveshje të tillë, Serbia po krijon rast që ta kontestojë Pavarësinë e Kosovës.

“Presidentes zëri s’i dëgjohet. Unë jam i bindur që e ka shkel Kushtetutën me këtë marrëveshje. Ata duhet të dinë. Politika është e gjallë. A ka tallje më të madhe se sa të lexosh libra për negociata? Librat që m’i paska lexu. Këqyre çfarë marrëveshje na ka sjellë. Niveli intelektual i vendit tonë nuk duhet ta pranojë. Mos habitni që gjërat po vazhdojnë të bëhen më keq. Bota e qytetëruar funksionon me dokumenta. Serbia po fiton një rast që të kontestojë në mënyrë ligjore Pavarësinë e Kosovës”.

Read More
TË FUNDIT

PDK përkrahë “Marrshin për Drejtësi”, thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 2 prillit

PDK përkrahë “Marrshin për Drejtësi”, thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 2 prillit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Karsniqi, ka takuar sot në takime të ndara, Grupin Parlamentar të PDK-së, Kryesinë e PDK-së dhe kryetarët e degëve.

Gjatë këtyre takimeve, kryetari PDK-së Memli Krasniqi ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për “Marshin për Drejtësi”, i organizuar nga platforma “Liria ka emër”, për datën 2 prill nga ora 14:00 në Prishtinë, në solidarizim me krerët e UÇK-së në Hagë, para nisjes së procesit gjyqësor.

Kreu i PDK-së i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e PDK-së në organet drejtuese që të organizohen dhe të ftojnë çdo aktivist, votues dhe secilin qytetar të Kosovës pa dallim që t”i bashkohen Marshit për drejtësi, më 2 prill.

Kryetari Krasniqi ka theksuar se mesazhi i Marshit për Drejtësi është paqësor dhe qytetar, në solidarizim me krerët e luftës e paqes, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit d..

Read More
TË FUNDIT

Aktivistët e PSD-së e gjuajnë me tortë Besnik Bislimin

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka publikuar momentin kur e kanë gjuajtur me tortë zv.kryeministrin Besnik Bislimi.

Molliqaj ka lënë të kuptohet se këtë veprim e kanë bërë shkaku i “Zajednicës”.

“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre.Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00.#dorëheqje“, ka shkruar Molliqaj.

Read More
TË FUNDIT

“Qerrja para kalit” – Lajçak ia ‘vjedh’ shprehjen Kurtit, jep një mesazh tjetër përmes saj

“Qerrja para kalit” – Lajçak ia ‘vjedh’ shprehjen Kurtit, jep një mesazh tjetër përmes saj

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak e ka përdorur një shprehje të kryeministrit Kurti kur është pyetur për marrëveshjen e arritur në Ohër më 18 mars.
Nga REL, Lajçakut i është kërkuar një koment për deklaratat e ardhura nga Beogradi se nuk do t’i zbatojnë pikat e marrëveshjeve që “shkelin vijat e kuqe të Serbisë”, dhe për faktin nëse kjo ujdi është ligjërisht e obligueshme, shkruan lajmi.net.

Në përgjigjen e Lajçak, bie në sy një fjali e tij.

“Përgjigja për pyetjen tuaj të dytë është po. Nëse e lexoni marrëveshjen, nëse e lexoni aneksin, e thonë mjaft qartë se palët janë zotuar, dhe në të njëjtën kohë, ne nuk duhet ta nxjerrim qerren para kalit. Ne po fokusohemi që të nisim me çështjet që mund të kryhen nga Serbia dhe Kosova dhe cilat çështje mund të bëhen tani. Siç thashë, kjo do të ndikojë në shumë gjëra tjera”, thotë emisari i BE-së.

“Ne sërish po spekulojmë për diçka që nuk var..

Read More
TË FUNDIT

Kurti lajmëron se Vuçiq ia refuzoi një ofertë për Asociacionin: Atë do ta hartoja unë

Kurti lajmëron se Vuçiq ia refuzoi një ofertë për Asociacionin: Atë do ta hartoja unë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar edhe një herë pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se pasi që Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen e 27 shkurtit, të njëjtin veprim e ka bërë edhe për Aneksin që u propozua në Ohër, shkruan lajmi.net.

Me këtë veprim, Kurti ka thënë se Vuçiq ka refuzuar ofertën e vetë menaxhimit për serbët në Kosovë.

“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës, në një Asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr Jo apo Z. Nyet? Epo, ne e dimë se ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti duke ironizuar me përgjigjen negative të Vuçiq për marrëveshje me Kosovën.

Kujtojmë se ..

Read More
TË FUNDIT

Keqpërdoroi detyrën zyrtare, zyrtari i postës nën prangat e Krimeve Ekonomike

Keqpërdoroi detyrën zyrtare, zyrtari i postës nën prangat e Krimeve Ekonomike

Një zyrtar i postës ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, për t’u arrestuar më pas.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës. I njëjti është vënë nën pranga nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës, përcjell lajmi.net.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë (Departamenti i Krimeve të Rënda), sot me datë 21.03.2023, pas disa veprimeve operativo/taktike dhe hetimore, përmes hetueseve kompetent policor kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për zyrtarin e postës (postierin) i cili gjatë orarit të punës, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte larguar një zarf nga zyra e postës”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtëe dhe komunikata e plotë:

Read More
TË FUNDIT

“Torte për Zajednicën” – PSD lan me qumësht e çokollatë Besnik Bislimin

“Torte për Zajednicën” – PSD lan me qumësht e çokollatë Besnik Bislimin

PSD ka mbajtur një tjetër aksion “simbolik”.
Disa prej anëtarëve të partisë socialdemokrate kanë gjuajtur me qumësht e çokollatë zëvendës-kryeministrin Bislimi, përcjell lajmi.net.

Ky aksion, sipas partisë respektive ka të bëjë me kundërshtimin e “Zajednicës”, që sipas tyre tashmë është pranuar nga kryeministri Kurti në takimin e 18 marsit në Ohër.

Pamjet i publikoi kreu i partisë, Dardan Molliqaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Më poshtë edhe pamjet.

Read More