Author: admin

TË FUNDIT

Myftiu Tërnava uron besimtarët myslimanë, bën thirrje për paqe në prag të Ramazanit

Myftiu Tërnava uron besimtarët myslimanë, bën thirrje për paqe në prag të Ramazanit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka uruar besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë në prag të nisjes së Muajit të Ramazanit, teksa ka bërë thirrje për paqe në botë.

Besimtarët myslimanë në mbarë botën më 23 mars nisin shënimin e Muajit të Ramazanit.

Myftiu Tërnava tha se agjërimi e afron besimtarin me krijuesin, e largon nga “egoja, urrejtja e smira” dhe e “motivon për punë e vepra të mira”.

“Në këtë natë të madhe, në vigjilje të fillimit të këtij muaji të madh, lusim Zotin që sa më parë të ndalen luftërat e konfliktet dhe popujt të jetojnë të qetë dhe në paqe e harmoni. Misioni i njeriut në botë nuk është që të krijojë trazira, gjakderdhje, vuajtje e shkatërrime, por të jetojë me dinjitet ashtu siç na ka udhëzuar krijuesi i gjithësisë”, tha Tërnava.

Myftiu i Kosovës tha se përmes agjërimit gjatë muajit të Ramazanit, besimtarët shfaqin bindjen, dashurinë dhe sinqeritetin ndaj Zotit.

Muaji i Ramaza..

Read More
TË FUNDIT

Gjinekologjisë i shtohet Fertilizimi i Asistuar Mjekësor, Osmani: Shërbim i rëndësishëm për qytetarët

Gjinekologjisë i shtohet Fertilizimi i Asistuar Mjekësor, Osmani: Shërbim i rëndësishëm për qytetarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën kanë vizituar Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM).
Fertilizimi i asistuar mjekësor është frytnimi i asistuar mjekësor me ç’rast përdoren qelizat riprodhuese personale të të dy bashkëshortëve, e deri më tani ky shërbim për qytetarët e Kosovës mund të kryhej vetëm në klinika private.

Presidentja Osmani së bashku me ministrin Vitia e cilësuan këtë shërbim shumë të rëndësishëm për qytetarët, teksa thanë se janë të lumtur që do t’u mundësohet pa pagesë, gjë e cila nuk ka ndodhur deri më tani,EO.

Njëjtë u shpreh edhe drejtori i klinikës së Gjinekologjisë, Zef Deliaj, i cili mes tjerash tha se shpreson që ky shërbim të jetë në dispozicion të qytetarëve gjatë këtij viti.

Read More
TË FUNDIT

Dy vjet qeverisje, Kurti: Shkatërruam 8 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, teksa nesër bën dy vjet prej zgjedhjes në krye të ekzekutivit ka folur rreth punës së bërë deri tash.

Kurti specifikisht u ndal tek lufta ndaj krimit të organizuar, për të cilën tha se ishte e vështirë – por jo e paarritshme, njofton Klankosova.tv.

Kurti tha se për dy vjet kanë shkatërruar 14 laboratorë droge, tetë prej të cilëve në veri, teksa tha se kanë mbyllur 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri.

“Shkatërruam 14 laboratorë të drogës prej të cilëve tetë në veri, mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit që përdoreshin për kontrabandë nga grupe kriminale, u sekuestruan rreth 2 tonë substancë narkotike, u sekuestruan mbi 100 vila të ndërtuara ilegalisht në parkun nacional në Brezovicë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Sonte bëhen dy vjet nga zgjedhja e Qeverisë, gjatë kësaj kohe buxhetit iu shtuan 760 milionë euro

Kurti: Sonte bëhen dy vjet nga zgjedhja e Qeverisë, gjatë kësaj kohe buxhetit iu shtuan 760 milionë euro

Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës.
Me këtë rast, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se sonte në ora 19:48, bëhen dy vjet prej zgjedhjes së Qeverisë.

“Nesër në këtë kohë bëhen dy vjet nga dita e parë e shërbimit tonë.Shpresa për më mirë dhe besimi që ajo mund të arrihet janë edhe shkaku edhe arsyeja se pse ne jemi këtu. Të zgjedhurit e popullit, për të bërë ndryshimin me një kabinet të përzgjedhur për të realizuar potencialin. Sot pandemia COVID-19 për shumë prej nesh edhe mund të na duket si një kujtim i largët, e nganjëherë sureale, por është dhembja për humbjen e familjarëve e miqve që na kujton rrezikun që kemi jetuar vetëm dy vjet më parë.Dy vjet më parë, në mars të vitit 2021 për fat të keq të qytetarëve tanë, Kosova nuk kishte asnjë kontratë për vaksina. E tillë ishte e vetmja në rajon pasi qeveria paraprake kishte dështuar t’i sigurojë ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Shkatërruam 14 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri

Kurti: Shkatërruam 14 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me qeverisjen e vendit.
Ai theksoi se nesër bën dy vjet prej zgjedhjes në krye të ekzekutivit.

Ai foli në lidhje me punën e bërë deri tash.

Ndër të tjerash Kurti ka folur për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit edhe në veri të vendit.

Kurti specifikisht u ndal tek lufta ndaj krimit të organizuar, për të cilën tha se ishte e vështirë – por jo e paarritshme.

Kurti tha se për dy vjet kanë shkatërruar 14 laboratorë droge, tetë prej të cilëve në veri, teksa tha se kanë mbyllur 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri.

“Shkatërruam 14 laboratorë të drogës prej të cilëve tetë në veri, mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit që përdoreshin për kontrabandë nga grupe kriminale, u sekuestruan rreth 2 tonë substancë narkotike, u sekuestruan mbi 100 vila të ndërtuara ilegalisht në parkun nacional..

Read More
TË FUNDIT

Vihen në pikëpyetje zgjedhjet në veri, Lista Serbe po vazhdon ta bojkotojë pjesëmarrjen

Vihen në pikëpyetje zgjedhjet në veri, Lista Serbe po vazhdon ta bojkotojë pjesëmarrjen

A ka zgjedhje pa favorit zgjedhor?
Kjo pyetje është gjithnjë e më e zëshme në veri të Kosovës, pasi Lista Serbe – partia kryesore e serbëve të Kosovës – ka thënë sërish se do ta bojkotojë procesin zgjedhor.

Për Dushan Radakoviqin nga Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike në Mitrovicë të Veriut dhe Violeta Haxhollin nga Instituti Demokratik i Kosovës, dilema nuk ka. Zgjedhjet e planifikuara për 23 prill, sipas tyre, janë ende në pikëpyetje.

Në ditën kur afati për aplikim dhe konfirmim të subjekteve politike dhe të kandidatëve skadon, ata bëjnë thirrje për një marrëveshje urgjente politike.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe në komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa se..

Read More
TË FUNDIT

Kosova i vendos sanksione grupit kriminal rus, Wagner

Kosova i vendos sanksione grupit kriminal rus, Wagner

Qeveria e Kosovës ka miratuar sanksionet e reja ndaj grupit kriminal rus, Wagner.
Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Departamenti i Thesarit ka ndërmarrë masa kufizuese ndaj grupit Wagner, duke përfshirë edhe rrjetin mbështetës global të tyre.

“MPJ-ja propozon plotësim-ndryshimin e vendimit të qeverisë të marrë më 16 maj 2022, për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga ShBA-ja e që implementohen nga Kosova në raport me obligimet ndërkombëtare ndaj grupit Wagner si dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të tjera që mbështesin fushatës luftarake ruse”, është shprehur Bislimi.

Kujtojmë se ShBA-të sanksionuan tetë individë të këtij grupi, 16 subjekte dhe katër avionë, duke degraduar kapacitetet e Federatës Ruse për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës.

Read More
TË FUNDIT

Qeveria emëron Bordin e Infakosit

Qeveria emëron Bordin e Infakosit

Qeveria e Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare për marrje të kredive. Njëra për zhvillimin e sektorit te energjisë dhe përmirësimin e rrjetit të transmetimit, kurse tjetra për projektin e ngrohtores solare të Prishtinës.
Qeveria në mbledhjen e sotme, ka emëruar edhe Bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Infrakos.

“Edona Nahi kryesuese, Genc Hyndozi anëtar, Besarta Uka anëtare dhe Fitim Rraci anëtar”.

Ekzekutivi vendosi masa kufizuese kundër Grupit Wagner-një etnitet ushtarak privat i pa inkorpruar, me bazë në Rusi.

Ndërkaq, ndan sërish mjete për mbështetjen financiare për gazetarët ukrainas dhe afgan, të strehuar në Kosovë.

Në anën tjetër, ekzekutivi ndau edhe 6 milionë euro si mbështetje për subvencionimin e energjisë elektrike.

Read More
TË FUNDIT

Sulmohet një zyrtar policor në Jarinjë

Një zyrtar policor është sulmuar të martën në pikëkalimin kufitar në Jarinjë nga një person i cili ishte ndaluar për procedura policore.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, ndërkaq i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur të kufirit.

“PKK. Jarinjë 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar, ndërkaq zyrtari ka pranuar tretman mjekësor.

Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar disa herë në veri të vendit.

Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se edhe në veri të vendit tonë, si në çdo cep të Republikës së Kosovës do të ketë zero tolerancë ndaj çdo veprimtarie që cenon rendin publik dhe sigurinë tonë kombëtare.

Read More
TË FUNDIT

Sulmohet një zyrtar policor në Jarinje

Sulmohet një zyrtar policor në Jarinje

Një person ka sulmuar fizikisht një polic në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinje, dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur të kufirit, ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur të martën derisa qytetari ishte ndaluar nga Policia për procedura policore.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti është duke u hetuar derisa zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.

“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Read More