Author: admin

TË FUNDIT

​Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Shteti dështoi ta mbrojë jetën e Sebahate Morinës

​Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Shteti dështoi ta mbrojë jetën e Sebahate Morinës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim lidhur me kërkesën e dorëzuar nga vajza e së ndjerës Sebahate Morina, përmes të cilit konstatohet shkelja e të drejtës për jetën, e garantuar me Kushtetutë.
Kjo kërkesë ishte hartuar nga Qendra për Ndihmë Juridike Falas e Institutit të Kosovës për Drejtësi, në emër të fëmijëve të tani të ndjerës Morina dhe ishte dorëzuar nga vajza e saj Velerda Sopi.

Vajza e së ndjerës Sebahate Morina, e kishte dorëzuar më 13 korrik 2021 në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, kërkesën me të cilën është propozuar të konstatohet se mosveprimet e autoriteteve shtetërore kanë shkelur të drejtën për jetën të garantuar me nenin 25 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 2 të KEDNJ dhe që këto mosveprime nuk kanë qenë në pajtueshmëri me nenet 50 dhe 51 të Konventës së Stambollit. Kjo kërkesë është përgatitur në kuadër të Qendrës për Ndihmë Juridike falas të Institutit të Kosovës për Drej..

Read More
TË FUNDIT

​Prokurori që urdhëroi arrestimin e Putinit, përmend kriminelët Millosheviq, Karaxhiq e Mlladiq

​Prokurori që urdhëroi arrestimin e Putinit, përmend kriminelët Millosheviq, Karaxhiq e Mlladiq

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, i cili ka kaluar më shumë se tre dekada në drejtësinë ndërkombëtare, arriti të sigurojë një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin në fund të javës së kaluar.
Khan thotë se duhet të jetë e qartë për të gjithë se ata nuk janë të paprekshëm, dhe ai përmend shembuj të liderëve si Millosheviq, Karaxhiq, Mlladiq, Taylor dhe të tjerë që përfunduan para gjykatave ndërkombëtare.

Në një intervistë për CNN, Khan tregon se ky është vetëm fillimi i procesit të mundimshëm të hetimit dhe vërtetimit të shumë krimeve të tjera të kryera në Ukrainë.

I pyetur nëse beson se një ditë do ta shohim Putinin në bankën e të akuzuarve, Khan thotë se ata që mendojnë se është e pamundur nuk e kuptojnë historinë.

“Për shkak se kriminelët kryesorë nazistë të luftës, Millosheviq, Karaxhiq, Mlladiq, ish-presidenti Charles Taylor, Kabanda nga Ruanda, ..

Read More
TË FUNDIT

​Szunyog i kërkon Abdixhikut përkrahje për Marrëveshjen e Ohrit

​Szunyog i kërkon Abdixhikut përkrahje për Marrëveshjen e Ohrit

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një shkrim në Twitter, ai Szunyog i kërkon Abdixhikut përkrahje për Marrëveshjen e Ohrit.
“Duke kontaktuar partitë opozitare, sot në mëngjes takova Lumir Abdixhikun dhe kryesinë e LDK-së”, shkroi Szunyog në llogarinë e tij në Twitter.

Szunyog ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e mbështetjes së tyre për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Duke kontaktuar partitë opozitare, sot në mëngjes takova LumirAbdixhikun dhe kryesinë e LDK-së. Diskutuam nevojën e mbështetjes së tyre për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.

Read More
TË FUNDIT

Mesazh “kristal” i qartë nga Gjermania: Nëse nuk ka pjesëmarrje në zgjedhje, nuk ka as Asociacion

Mesazh “kristal” i qartë nga Gjermania: Nëse nuk ka pjesëmarrje në zgjedhje, nuk ka as Asociacion

Gjermania e ka bërë të qartë sot se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të parakohshme që do të mbahen në katër komunat në veri të vendit, nuk do të ketë krijim të Asociacionit. Një deklarim të tillë e ka bërë në Beograd, Carsten Meyer-Wiefhausen, Zëvendës shefi i misionit të ambasadës gjermane në shtetin fqinj.

Siç raportojnë mediat në Serbi, Meyer-Wiefhausen e ka sqaruar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk është i mundur, nëse listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale që Kosova planifikon t’i mbajë në katër komuna në veri të Kosovës, nuk janë dorëzuar.

Siç raporton agjencia e lajmeve “Beta”, Carsten Meyer-Wiefhausen citohet të ketë deklaruar se; “kjo është një çështje krejtësisht praktike”.

I pyetur për pasojat e mundshme nëse listat e kandidatëve nuk dorëzohen brenda afatit, në panelin e diskutimit , ai ka thënë se -“nëse nuk keni zyrtar..

Read More
TË FUNDIT

Tjetër tërmet në Turqi

Tjetër tërmet në Turqi

Një tjetër tërmet është regjistruar në Turqi gjatë mbrëmjes së sontme.
Këtë e ka konfirmuar edhe Qendra Sizmiologjike Euro-Mediterane, përcjell lajmi.net.

Tërmeti raportohet të jetë shënuar në qytetin e Erzurimit në një thellësi prej 11 kilometrash dhe me një magnitudë prej 3 shkallë të Rihterit.

Kujtojmë se tashmë janë bërë gati gjashtë javë prej dy tërmeteve shkatërruese në Turqi e Siri, që lanë të vdekur mbi 50 mijë njerëz e miliona të tjerë pa kulm mbi kokë.

🔔#Earthquake (#deprem) M3.0 occurred 11 km SW of #Erzurum (#Turkey) 3 min ago (local time 20:43:53). More info at:
📱https://t.co/LBaVNedgF9
🌐https://t.co/SG7qVGpRXw
🖥https://t.co/cuhrqLdpJY pic.twitter.com/uK2ipiwXJH

— EMSC (@LastQuake) March 22, 2023

Read More
TË FUNDIT

Sekretet e Ohrit / Kurti rrëfen momentin kur Vuçiç përpak braktisi tryezën

Albin Kurti ka nxjerrë disa sekrete nga negocistat e vështira me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në fundjavën e shkuar në Ohër. Gjatë një konference shtypi që i kushtohej 2 vjetorit të qeverisë dhe bilancit të saj, ai nuk i është shmangur dot temës së dialogut dhe sidomos patates së nxehtë të themelimit të shoqatës të 10 komunave më shumicë serbe.

Në tekstin e konsideruar si marrëveshje e njohur nga BE ka dy paragrafë shumë të diskutueshëm që i bëjnë jehonë themelimit të asocacionit. I pari pretendeon se Kosova duhet të angazhohet për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”. Dhe i dyti se ajo duhet ta bëjë këtë sipas marëveshjeve të nënshkruara në vitet 2013 2015, të cilat i ka kundërshtuar aq shumë Vetvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti.

Në dy tekstet edhe atë të 27 shkurtit edhe në hartën e saj të rrugës, aneksit të pranuar në 18 mars, termi association nuk përmendet asnjëherë. Por që të nesërmen e marëveshjes edhe përfaqësuesit e BE edhe ata të SHBA-së, madje ..

Read More
TË FUNDIT

PDK publikon një video, tallet me “arritjet” e Kurtit në dy vjet Qeveri

PDK publikon një video, tallet me “arritjet” e Kurtit në dy vjet Qeveri

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një video për qeverisjen dy-vjeçare të kryeministrit Albin Kurti.
Videon ironike e ka shpërndarë edhe kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, në profilin e tij personal në Facebook, shkruan lajmi.net.

“’Sukseset e kryeministrit Kurti për dy vjet qeverisje. Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime!”, ka shkruar Krasniqi.

Në video, përmes ironisë përmenden disa nga ngjarjet kryesore që kanë ndodhur gjatë dy viteve qeverisje të Kurtit.

Aty përmenden zhdukja e mostrave të aktivistit Astrit Dehari, skandali i ambasadorit Martin Berishaj, marrëveshja në Ohër, Asociacioni etj. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i presidentes Osmani

Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i presidentes Osmani

Gjeneral brigade, Sefer Isufi, është emëruar këshilltar ushtarak i presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Isufi është dërguar në Presidencë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, me kërkesë të komandantes supreme.

Osmani ka thënë se përvoja e Isufit do të kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Presidentja Osmani, duke i uruar mirëseardhje Gjeneral Isufit, ka theksuar se përvoja e tij profesionale do te kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjeneral Isufi ka përvojë të gjatë ushtarake si dhe është i diplomuar në fushën e sigurisë në Kolegjin e Luftërave Tokësore.

“Gjeneral brigade Sefer Isufi ka përvojë të gjatë ushtarake dhe është i diplomuar në fushën e sigurisë në Kolegjin e Luftërave Tokësore, pastaj në Universitetin ..

Read More
TË FUNDIT

Rreth 15 për qind, ZRrE-ja nesër pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës

Rreth 15 për qind, ZRrE-ja nesër pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRrE) nesër(e enjte) pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind.
Zyrtarë të ZRrE-së kanë bërë të ditur për Kosovapress se të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15 për qind, tarifa të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.

“Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15%, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.

Nga ZRrE janë përgjigjur se Bordi I këtij institucioni, nesër në seancën e dytë me radhë për këtë vit do te shqyrtoj propozimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për KOSTT, KEDS dhe KESCO.

Pas vendimmarrjes së Bordit për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Licencuarit KOSTT, KEDS dhe KESCO apli..

Read More
TË FUNDIT

PDK e VV me më së shumti prej tyre, konfirmohen kandidatët për kryetarë të komunave veriore në zgjedhjet e 23 prillit

PDK e VV me më së shumti prej tyre, konfirmohen kandidatët për kryetarë të komunave veriore në zgjedhjet e 23 prillit

Pak kohë më parë, lajmi.net transmetoi komunikatën e Komisionit Qendror Zgjedhor, përmes së cilës komunikatë u konfirmua se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.
Në njoftimin respektiv të lëshuar nga KQZ, u kuptua se përgjatë afatit shtesë kohor, nuk ka pranuar asnjë aplikim.

Pra, tashmë janë mësuar edhe emrat e kandidatëve të certifikuar. PDK dhe VV, siç edhe mund të shihni më poshtë, kanë më së shumti emra.

Në mesin e kandidatëve është edhe Aleksandar Arsenijeviq, aktivist serb nga Mitrovica e Veriut, saktësisht organizata “Mbijetesa Serbe”.

Mitrovicë të Veriut: Taulant Kelmendi (PDK), Erden Atiq (VV), Betim Osmani (Iniciativa Qytetare Mitrovica), Aleksandar Arsenijoviq (Srpski Opstanak).

Leposaviq: Albulena Behluli-Hetemi (PDK), Lulzim Hetemi (VV), Aleksandar Jabllanoviq (Partija Kosovskih Srba).

Zubin Potok: Izmir Zeqiri (PDK), Flatron ..

Read More