Author: admin

INTERESANTE

Simbol i rrallë i kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit

NGA: GJON KEKA

Në një vepër të vitit 1575 që gjeta gjatë hulumtimeve të mia mbi simbolet e perandorëve të ndryshëm,ishte edhe një simbol i rrallë ku përmendet edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me fjalët në brendësi të simbolit si vijon:

„Te nunquam Tiumi“(Unë asnjëherë nuk iu kam frikuar.).

Është me rëndësi të përmendet këtu se ndoshta ky simbol dhe këto fjalë janë sjellë nga legjendat e ndryshme apo kronikat mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit duke ditur se ai ishte një hero i pamposhtur dhe kryetrim i madh i Abrërisë që nuk iu frikua asnjëherë vdekjes edhe pse shpesh ishte i rrezikuar dhe ballë për ballë saj.

Por,ai triumfoi gjithmonë dhe jetoi një jetë plotë lavdi e famë ,duke e mbushur atdheun e tij me frymën e lirisë,famës dhe të vëndosjes së shtetit të Arbërit mbi themelet e identitetit të lashtë,flamurit kombëtar etj.
The post Simbol i rrallë i kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit first appeared on In For.

Read More
TË FUNDIT

Komandanti i KFOR-it shkon në Beograd, takohet me shefin e ushtrisë serbe për të folur për Ohrin

Komandanti i KFOR-it, Michele Ristuccia, është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjeneral Milan Mojsilovic, në Beograd. Qëllimi i takimit thuhet të ketë qenë për biseda rreth implikimeve të sigurisë sa i përket zhvillimeve pas Marrëveshjes së Ohrit.

Lajmi është bërë i ditur nga një postim në rrjete sociale të faqes zyrtare të KFOR.

Komandanti i KFOR, MG Angelo Michele Ristuccia, u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjeneral Milan Mojsilovic, në Beograd. Ata diskutuan për implikimet e sigurisë të rezultateve pozitive të takimit të Ohrit më 18 mars dhe konsoliduan bashkëpunimin e tyre”, thuhet në postim.

Read More
TË FUNDIT

Konjufca: Nganjëherë është për t’u habitur me këtë bashkësi ndërkombëtare

Konjufca: Nganjëherë është për t’u habitur me këtë bashkësi ndërkombëtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
Ndër të tjerash, Konjufca ka folur edhe për “trajtimin” që bashkësia ndërkombëtare, sipas Konjufcës, i bën Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq, në raport me të zhdukurit e luftës në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Vuçiq vazhdon të thotë se nuk di për varrezat masive dhe të zhdukurit. Unë po them se ai e din, ka qenë pjesë e pushtetit. Edhe ndërkombëtarët e dinë që ai e di. Varrezat e fundit në Batajnicë që janë gjetur, ka qenë poligon. Shteti e ka ditë çka ka aty, andaj e ka ndërtu poligonin. Andaj po them, kjo bashkësi ndërkombëtarë është për t’u habitur nganjëherë”, ka deklaruar Konjufca në TëVë1.

Read More
TË FUNDIT

Kurti kontradiktor në RTK – konfirmoi Asociacionin, por kritikoi analistët që e kërkojnë në marrëveshje: S’është aty!

Kurti kontradiktor në RTK – konfirmoi Asociacionin, por kritikoi analistët që e kërkojnë në marrëveshje: S’është aty!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte regjistroi një nga paraqitjet e rralla në mediat vendore, ani pse sërish për mediumin publik.
Megjithëse paraqitja kishte për bazë dyvjetorin e fillimit të qeverisjes, intervista u përqendrua më shumë në atë se çfarë u diskutua katër ditë më parë në Ohër të Maqedonisë Veriore, ku u zhvillua takimi i nivelit të lartë, përcjell lajmi.net.

Por, është interesant fakti se brenda së njëjtës intervistë, Kurti u tregua edhe kontradiktor.

Fillimisht, në pyetjen e gazetares ai pranoi ekzistencën e Asociacionit, me këtë të fundit që gjendet në bërthamën e pikës 10, aty ku precizohet fakti se palët obligohen t’i respektojnë marrëveshjet e së kaluarës.

Në anën tjetër, në të njëjtën intervistë ai hodhi kritika ndaj disa analistëve duke thënë se në vend që ta ndihmojnë atë në ofansivën karshi Serbisë, po tentojnë ta gjejnë ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti shkon edhe më larg: Jemi ekipi më i mirë qeveritar në Ballkanin Perëndimor

Kurti shkon edhe më larg: Jemi ekipi më i mirë qeveritar në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për zhvillimet e fundit në vend si dhe takimin e fundit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, që u mbajt më 18 mars në Ohër.
Duke folur për punën e ekipit qeveritar, Kurti nuk është treguar modest sa i përket punës së kësaj qeverie, shkruan lajmi.net.

“Mund të them se jemi ekipi më i mirë në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Kurti në RTK.

Kujtojmë se Kurti shpesh herë publikisht ka deklaruar se Qeveria që ai drejton është më e mira në 20 vitet e fundit, pas përfundimit të luftës në Kosovë, ndërsa sot ka shkuar edhe më larg, duke krahasuar ekipin qeveritar me qeveritë e tjera të rajonit.

Në anën tjetër, raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, ka përmendur edhe korrupsionin si problem serioz, duke përmendur edhe mosndëshkimin e rasteve të tilla.

Ky raport kishte nxitur edhe reagimin e opozitës të cilët kanë kritikuar Qeverin..

Read More
TË FUNDIT

Ish-kryeministri Hoti pyet me habi Kurtin: A paska Asociacion?!

Ish-kryeministri Hoti pyet me habi Kurtin: A paska Asociacion?!

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, iu është kundërpërgjigjur pasrendësit të tij në kolltukun e të parit të qeverisë, Albin Kurtit, për deklaratat e këtij të fundit lidhur me Asociacionin.
Kurti: Në mëngjesin e 19 marsit do t'ua bëja gati Draftin e Asociacionit, Vuçiqi tha joKryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për takimin e Ohrit, duke dhënë detaje të tjera. Në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës, Kurti komentoi çështjen e Draftit të Asociacionit që do ta draftonte ekipi i tij, përcjell lajmi.net. Madje, siç potencoi shefi i ekzekutivit, një të tillë do të mund ta bënte…Lexo me shumëlajmi.net
Hoti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, pyeti me habi: A paska Asociacion?!, teksa kritikoi më pas duke i etiketuar si të pabesë udhëheqësit e tanishëm, përcjell lajmi.net.

Më poshtë gjeni postimin e plotë, ndërsa kujtojmë se Kurti deklaroi sonte që në marrëveshjen e arritur..

Read More
TË FUNDIT

​Osmani uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanin

​Osmani uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët islam për muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Sonte fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj i sakrificës, përkushtimit, solidaritetit dhe mirësisë. Gjatë këtij muaji, secili nga besimtarët, përveç sakrificës personale dhe paqes shpirtërore, manifeston shpirtin solidar e tolerant në raport me tjetrin, në raport me njerëzit në nevojë.

Populli ynë gjithmonë e ka kultivuar solidaritetin, ndaj në këtë muaj uroj që secila zemër e secila sofër të jetë plot, në mënyrë që respekti i ndërsjellë dhe dashuria të jenë udhërrëfyes përherë.

Zoti ju bekoftë në këtë muaj të shenjtë dhe ju pranoftë lutjet, agjërimin dhe veprat e mira!”, ka shkruar Osmani.

Read More
TË FUNDIT

Aksion i policisë në 10 barnatore në Pejë, arrestohen pronarët e tri prej tyre ku u gjetën barna pa banderola

Aksion i policisë në 10 barnatore në Pejë, arrestohen pronarët e tri prej tyre ku u gjetën barna pa banderola

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një aksion në rajonin e Pejës, ku janë kontrolluar 10 barnatore, për të cilat ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se të njëjtat biznese janë duke shitur produkte farmaceutike pa banderola, të cilat konsiderohen të rrezikshme për jetën e qytetarëve.
Sipas njoftimit të policisë, ky operacion ka qenë i koordinuar së bashku me Doganën e Kosovës (Njësia e Antikontrabandës) dhe Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan lajmi.net.

“Janë kontrolluar dhjetë (10) barnatore ku në gjashtë (6) prej tyre është gjetur sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike pa banderola. Biznesi 1, në tri (3) njësi janë gjetur: 398 lloje të barnave pa banderola, 40 copë barna me banderola të falsifikuara, një produkt narkotik pa licencë. Të njëjtit biznes i është lëshuar vendimi nga inspektorati farmaceutik për mbyllje të biznesi..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Në mëngjesin e 19 marsit do t’ua bëja gati Draftin e Asociacionit, Vuçiqi tha jo

Kurti: Në mëngjesin e 19 marsit do t’ua bëja gati Draftin e Asociacionit, Vuçiqi tha jo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për takimin e Ohrit, duke dhënë detaje të tjera.
Në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës, Kurti komentoi çështjen e Draftit të Asociacionit që do ta draftonte ekipi i tij, përcjell lajmi.net.

Madje, siç potencoi shefi i ekzekutivit, një të tillë do të mund ta bënte në mëngjesin e 19 marsit, por ata thanë jo.

“Unë u tregova kreativ. Propozova një Draft që do të bazohej në tri shtylla. Do ta krijonte ekipi im. Madje, do t’ua bëja gati mëngjesin e së nesërmes. Thanë jo, çka t’i bëj”, vazhdoi Kurti.

Gjithashtu, Kurti kërkoi nga ndërkombëtarët, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të dënojë sjelljen destruktive të Serbisë.

Kurti: Pres nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen destruktive të SerbisëKryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë…

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Jam gati të bisedoj me patriarkun Porfirije për formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse

Kurti: Jam gati të bisedoj me patriarkun Porfirije për formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse

Shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm të diskutojë hapur për çështjen e Kishës Ortodokse.
Në pyetjen e gazetares së Televizionit Publik, i pari i qeverisë komentoi pikat e marrëveshjes, teksa njëra nga to ishte edhe ajo e statusit të Kishës, përcjell lajmi.net.

Kryeministri deklaroi se ai është gjithmonë i gatshëm të diskutojë për këtë çështje, porse deri më tani është refuzuar.

“Jam i gatshëm të flasë me patriarkun Porfirije për formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse. Pra, në marrëveshje shkruan qartë: formalizim i statusit. Nuk thotë ndryshim i statusit”, tha Kurti, duke konfirmuar gatishmërinë që të takohet me priftërinjtë, nëse këta të fundit duan, kuptohet.

Ai foli edhe rreth Asociacionit, duke ripërsëritur atë që e ktheu në cicërimë ditë më parë, ku pohoi se kishte shprehur gatishmërinë për themelimin e një Drafti të Asociacionit, por që u r..

Read More