OPINIONTË FUNDIT

“Aty ku dikur sundonte arroganca tani do të…”, familja e Haki Imerit reagon për Mitrovicën, ‘godasin’ PDK-në dhe LDK-në për…

Familja e Haki Imerit, thotë se Kosova ka fituar sepse qytetari u lodh.

Ata përmes një shkrimi në Facebook, kanë thënë se Mitrovica u çlirua politikisht dhe se aty ku dikur sundonte arrogance tash e tutje do qeverisë dinjiteti dhe përgjegjësia ndaj qytetarit.

“-Kosova fitoi. Fitoi sepse qytetari u lodh nga hijet dhe klanet, kriminale qe sunduan skenen politike per dy dekada ..

– Fitoi sepse Lëvizja Vetëvendosje dhe Guxo i dhanë kuptim çdo vote me përgjegjësi, jo me premtime boshe.

-Këto zgjedhje ishin më shumë se garë. Ishin pasqyrë.

-Dhe në atë pasqyrë u pa qartë kush punon për qytetarin dhe kush punon për pushtetin.

– Albin Kurti, Donika Gërvalla dhe Faton Peci janë fytyrat e një Kosove që ecën përpara, që sundon me ligj, jo me frikë, dhe dhune.

-Mitrovica u çlirua politikisht. Tani ajo drejtohet nga një bir i saj, që njeh rrënjët dhe realitetin, dhe jo nga komandati i Skenderajt, Sami Lushtaku..

-Faton Peci mori besimin e qytetarëve dhe do ta kthen Mitrovicën në simbol të shpresës, sigurise dhe barazise .

-Aty ku dikur sundonte arroganca, tash e tutja do qeveris dinjiteti, dhe pergjegjesia ndaj qytetarit..”, shkruhet në reagimin e tyre.

Ata fitoren e Pecit e konsiderojnë më tepër se lokale, gjersa shtojnë se atje u shtri sovraniteti i Qeverisë Kurti 2.

“-PDK dhe LDK e legjitimuan bashkimin me njëra-tjetrën edh epse dikur PDK-ja vriste LDK e LDK-ja vajtonte dhe akuzonte PDK per vrasje sot jane te bashkuara si mishi me thua..

– LDK humbi dy komuna, PDK humbi Mitrovicën dhe së bashku humbën besimin qytetar.

– AAK arriti ta ruajë status quo-në, por në një realitet ku status quo mund te lexohet edhe si fitore por edhe si humbje morale..

-Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje dhe Guxo po e forcojnë rrënjën e tyre politike.

– Po ndërtojnë shtet, jo sistem interesash. Fitoret e tyre janë pasoje e punës, jo e propagandës..

-Fitorja e Faton Pecit në Mitrovicë është më shumë se lokale.

– Është simbolike.

-Aty ku u shtri sovraniteti i Qeverisë Kurti 2, aty u shtri vota e bindjes.

-Qytetari i Mitrovicës foli qartë: duam zhvillim, , duam siguri, jo sundim, shantazh e ndarje ..

-Urime Kryeministër Albin Kurti.

-Urime Ministre e Jashtme Donika Gërvalla-Schëarz.

-Urime Kryetar i Mitrovicës Faton Peci.

– Kosova fitoi sepse qytetari foli dhe politika e vjetër do te iken ..”, vazhdon reagimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *