Pozhari tregon ‘sekretet’: Pse disa politikanë nuk duan Vetëvendosjen në pushtet
Sipas tij, pas rezultatit historik të Vetëvendosjes me 51.1%, opozita dhe disa figura politike, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, po kërkojnë postin e presidentit për interesa personale. Pozhari shton se Kurti nuk është i shantazhuar dhe se për opozitën ekziston vetëm vonim, jo shpëtim
Shkrimi i plotë:
Mund të ketë veç vonim, e jo shpëtim!
Пролетна обнова на простатата: 75% побрзи резултати
Prostafix
Пронајден е најмоќниот лек за ќелавост!
Lossless
Една капка го елиминира дијабетесот засекогаш!
Diatea
Qëllimi i opozitës është bllokimi i qeverisjes së Albin Kurtit. Partitë opozitare kurrë nuk e kanë pasur përqindjen të cilën e ka Vetëvendosja. Ato kanë qeverisur me pazare e koalicione. Prandaj, asnjëherë nuk e kanë pasur telashe ndarjen e pozitave. Isa Mustafa me kushtin që të jetë kryeministër e bënte president Hashim Thaçin. E, Hashim Thaçi për ironi ia dhuronte lulet Teuta Rugovës, asokohe deputete. Ndërsa të tjerëve ju jepte terminale e ambasada. Kadri Veseli e bënte kryeministër Ramush Haradinajn, e Haradinaj ia siguronte atij ulësen e kryeparlamentarit.
Opozita vitin e kaluar provuan ta bllokojnë vendin me pozitën e kryeparlamentarit. Ishin të bindur se 50% askush nuk i merr. Përrçat e tyre mediatik e përhapnin narracionin se Vetëvendosja ka ra. Janë të njëjtat kanalizime mediatike që kërkonin me ngulm themelimin e Gjykatës Speciale dhe themelimin e Asociacionit.
Por, në fund të vitit 2025, ndodhi ajo që rrallëkush e priste. Vetëvendosje mori 51.1%
Të traumatizuar, “shpresa” e tyre e vetme kishte mbetur te bllokada për pozitën e Presidentit. Fillimisht aktruan formalisht se kanë interes për të bërë një zgjidhje. Në fund, u kuptua se e donin postin e presidentit për vete. Pse? Ngaqë e dinin se Albini nuk pranon pazare. E, ata kishin hallin që të shpëtojnë lëkurën e tyre politike.
4 vite qeverisje të ardhshme të Vetëvendosjes me pushtet të plotë, për shumëkënd që u pasurua në emër të politikës, do të thoshte fundi.
Në vallen e opozitës hyri edhe Vjosa Osmani. Jo veç për arsye pse e donte edhe një mandat, por edhe ngaqë pasuria e saj nuk përputhet me të hyrat e saj si Presidente. Gjë që është raportuar dhe është bërë subjekt i Agjencisë Antikorrupsion. Ky është veç një prej “episodeve”.
Albin Kurti i di të gjitha këto. Ai po pret i qetë ngaqë nuk ka asnjë forcë që e shantazhon. E kundërshtarët e tij politik e dinë: ka veç vonim, por jo shpëtim! Siç e dinë edhe disa “kolegë” të mi që bëjnë jetë luksoze, ndërsa zyrtarisht kanë të ardhura mujore më të ulta se unë!
