Analisti: Presidentja Osmani duhet të shkarkohet
Analisti Melazim Koci ka reaguar në Facebook duke thënë se Presidentja Vjosa Osmani duhet të shkarkohet për shpërndarjen e Parlamentit, duke u referuar praktikave në shtete me demokraci parlamentare ku nis procedura e shkarkimit për shkelje të rëndë kushtetuese.
Koci nënvizon rëndësinë e respektimit të normave kushtetuese dhe paralajmëron pasojat që mund të ketë shpërndarja e Parlamentit pa bazë ligjore.
“Presidentja Osmani duhet të shkarkohet!
Në shumë shtete me demokraci parlamentare për shkelje të rëndë kushtetuese (siç është shpërndarja e Parlamentit të Kosovës), niset procedura e shkarkimit (impeachment)”, shkruan Koci në Facebook.
