OPINIONTË FUNDIT

Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci shqetëson Beogradin, Ngjela zbulon planet e fshehta të Serbisë: Ka pasur plan…

Aleanca ushtarake ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë po shihet si një hap historik për stabilitetin dhe sigurinë në Gadishullin Ballkanik.

Reagimet e Beogradit nuk kanë vonuar: Serbia e ka konsideruar këtë aleancë si një “kërcënim”, duke reflektuar shqetësimet e saj për pozicionin strategjik në rajon.

Avokati Spartak Ngjela vlerëson se kjo aleancë, përveç dimensionit ushtarak, pasqyron edhe një lidhje historike dhe kulturore mes këtyre tre shteteve, duke rikthyer në pah rrënjët e përbashkëta dhe ndikimin e tyre në ekuilibrin politik rajonal, përcjell “Bota sot”.

Madje, Ngjela befasoi duke thënë se ky shqetësim i Serbisë tegon që ajo duhet të ketë pasur një plan sulmi kundër Kosovës.

Shkrimi i plotë

Aleanca ushtarake Kosovë, Kroaci, Shqipëri, është një arritje e madhe për sigurinë në Gadishullin Ballkanik.

Dhe kjo e ka shqetësuar Beogradin, i cili e quajti kërcënim këtë aleancë.

Po pse e shqetëson Serbinë një aleancë e tillë? Sepse ky shqetësim tegon që Serbia duhet të ketë pasur një plan sulmi kundër Kosovës.

Por a e realizon dot ajo tani pas aleancës ushtarake Shqipëri, Kosovë, Kroaci?

Tani e ka të pamundur.

Por, ajo që e shqetëson Beogradin për këtë aleancë ushtarake ëshrë fakti që të tria shtetet, në një vijë historike mbi njëmijë vjeçare, kanë hyrë në një aleancë thuajse të një populli që po jeton sot në tre shtete të veçantë.

Kroatët, brenda një fakti historik, në brendësine e tyre historike, kanë qenë katolikë shqiptarë. Dhe sigurisht që ky është geni që ka trembur Viçiçin dhe vargun e tij antishqiptar.

Duhet ta theksojmë që geni është gen. Ai nuk ndryshon asnjëherë.

Dhe sigurisht që kjo e ka shqetësuar presidentin e Serbisë Vuçiç.

Por, do qetësohet, dhe duhet të jerë i përgatitur se tani ka dy shtete shqiptare në Gadushullin tonë, dhe prandaj Serbia, pikërisht për këtë fakt, duhet të kthehet në realizëm historik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *