Alarmon Hoxha: Kosova s’ka luks për zgjedhje të jashtëzakonshme – ja si të veprohet!
Hafir Hoxha ka reaguar ashpër kundër mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në rast se nuk zgjedhet presidenti i ri i vendit.
Ai në një shkrim në Facebook kundërshtoi idenë e shpenzimit të mbi 26 milionë eurove për zgjedhje, duke e cilësuar këtë si barrë të panevojshme për buxhetin e shtetit në një kohë sfidash serioze për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
Sipas tij, Kosova nuk mund të lejojë që mosmarrëveshjet dhe papërgjegjësia politike të çojnë vendin drejt një procesi të kushtueshëm zgjedhor, ndërkohë që përballet me kërcënime të vazhdueshme nga Serbia dhe mbështetet ende në praninë e NATO-s dhe KFOR-it për sigurinë, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Jo zgjedhje të jashtëzakonshme!
Kosova nuk e ka luksin të shpenzojë mbi 26 milionë euro për zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të mosmarrëveshjeve politike, inateve, papergjegjesive te liderëve politik!
Përballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Serbia dhe në një realitet ku siguria jonë mbështetet ende në praninë e NATO-s dhe KFOR-it, prioritet duhet të jetë forcimi i mbrojtjes, jo harxhimi i parasë publike për zgjedhje të panevojshme.
Jo zgjedhje sepse edhe pas zgjedhjeve eventuale, të njëjtat probleme politike mund të mbeten. Ndërsa siguria kombëtare nuk pret.
Prandaj:
• Uluni dhe merruni vesh për institucionet.
• Gjeni kompromis politik.
• Kurseni buxhetin nga shpenzimet e panevojshme.
• Investoni aty ku rreziku është real – në mbrojtjen e shtetit.
Siguria dhe sovraniteti nuk janë çështje partie. Janë çështje ekzistence.
Në fund, qytetarët duhet t’i mbajnë përgjegjë dhe t’i denojnë me vota ata që me papërgjegjësi, duke u zgerdhi e filozofu e çojnë vendin në zgjedhje të panevojshme. Vota është mjeti më i fortë demokratik – por përgjegjësia është themeli i shtetit.
