Agim Aliçkaj paralajmëron opozitën: Kjo do t’u kushtojë shumë në të ardhmen
Agim Aliçkaj, Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka reaguar ndaj opozitës, duke thënë se llogaritjet e gabuara për fajësimin e Kurtit për dështimin e rizgjedhjes së Presidentes Osmani mund t’u kushtojnë në të ardhmen.
Sipas tij, vetëm nëse opozita nuk mbështet procesin e zgjedhjes dhe Kryeministri Kurti pengon kandidimin e Osmanit, mund të fajësohet ai.
“Kalkulimi i gabuar i LDK-së, por edhe i partive të tjera opozitare — se populli do ta fajësojë z. Kurti për dështimin e rizgjedhjes së Presidentes Osmani — do t’u kushtojë shumë në të ardhmen.
E vetmja mënyrë për ta fajësuar Kurtin është nëse ata e mbështesin proçesin e zgjedhjes, pra deklarojnë se do të marrin pjesë në votimin për President dhe Kryeministri Kurti nuk e mundëson kandidimin e saj”, shkruan ai.
