Sulm me shok-bomba në dy lokacione në veri
Në veri të Mitrovicës kanë ndodhur dy sulme me shok-bomba në dy lokacione të ndryshme.
Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Besim Hoti.
“Dy sulme me shok-bomba në dy lokacione. S’ka dëme, s’ka të lënduar”, është shprehur Hoti, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se më herët u raportua për një tjetër shpërthim në veri, por sipas policisë, ishin vetëm mjete piroteknike.