POLITIKATË FUNDIT

Francken: Kosova duhet të bëhet pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Francken: Kosova duhet të bëhet pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës në NATO, sot ka takuar delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s.

Në një konferencë për media pas takimit, udhëheqësi i delegacionit belg në Parlamentin e NATO-s, Theo Francken, ka thënë se Kosova mund dhe duhet të bëhet pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Belgjika çdo herë e ka mbështetur vendin tuaj. Nga dita e parë e Pavarësisë, dua ta theksoj se Belgjika çdo herë do ta mbështesë Kosovën si vend të pavarur dhe sovran dhe integritetin territorial të saj”, ka thënë Francken.

“Ka shumë tension në Ballkan dhe në vend, kur flasim për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kosova mund të bëhet dhe duhet të bëhet pjesë e saj”, ka shtuar ai, raporotn klankosova.

Tutje, ai ka theksuar se është me rëndësi që të ketë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *