Muhaxheri: Edhe Millosheviqi thoshte po vendosi shtet ligjor tek popullata 90% shqiptare (VIDEO)
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me veriun.
Madje Muhaxheri qëllimet e Kurtit i krahason me ato të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, i cili thoshte në vitin 89-të se “Po vendosim shtetin ligjor në Kosovë”.
“Dhe opinioni është i njëjtë. Ai donte të vendoste shtet ligjor në një territor ku 90 për qind ishin shqiptarë”, tha Muhaxheri.
“Udhëheqësi i qeverisë së tanishme kosovare është orientuar që në veri që me vendos shtet ligjor. Te kush? Te njerëzit që janë 97 për qind serbë? Në një territor që jetojnë 30 mijë ose 40 mijë qytetarë serbë”, tha ai.
“Me i vu në rrezik të arriturat e komplet e 25 vjetëve pas luftës, edhe 15 vjet pas shpalljes së Pavarësisë edhe me fut vendin në sanksione është papërgjegjësi totale”.