Vjen lajmi i keq për Serbinë, zbardhet pse ushtria dhe policia serbe nuk mund të hyjnë në veri të Kosovës
Liri Loshi, ish-kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Kosova nuk duhet t’ua dorëzojë bandave territorin e vet.
Në një postim në Facebook, Loshi ka thënë se bandat terroriste, janë të vetmat forca që e rrezikojnë veriun e Kosovës dhe se të njëjtat kanë qëllim ndarjen e kësaj pjese nga Kosova.
Sipas tij, bandat syojnë krijimin e realitetit anarkik, që më pas të diskutohet për statusin politik të veriut.
“Ushtria dhe policia serbe nuk mund të hyjnë në veri, sepse aty është KFOR-i. E vetmja forcë që e rrezikon veriun janë bandat terroriste. Këto banda kanë për qëllim që ta ndajnë veriun nga Kosova duke bërë terror fizik mbi ushtarët e KFOR-it dhe policinë e Kosovës dhe terror psiqik duke mbjell panik mbi qytetarët.
Synimi është krijimi i një realiteti anarkik që pastaj do të bëhej pikënisjeje e negocimit për statusin politik të veriut. Nëse kjo ndodh atëherë përgjegjësia bie mbi institutcionet përgjegjëse për sigurinë e Kosovës. Një shtet që nuk vepron kundër bandave nuk ka të ardhme fare. Kosova nuk guxon t’u dorëzojë bandave asnjë cep as pëllëmbë të territorit të vet”, ka shkruar Loshi në një postim në Facebook.
Ai në një shkrim tjetër, ka folur edhe për kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke treguar edhe arsyen se pse e mbron, edhe pas largimit të tij nga VV-ja.
“Pasi Albin Kurti u bë kryeministër dhe sidomos pasi unë u tërhoqa nga mrizi i padurueshëm partiak, kam dashur që në parim, Albinin, si kryeministër, ta kritikoj për çdo sjellje dhe për çdo gabim. Por, shumë shpejt e kam kuptuar se ata që po e kritikonin nuk ishin të udhëhequr nga asnjë parim. Dhe, kjo më ka shtyer që parimisht, jo ta kritikoj, por ta mbështes e ta mbroj. Ky do të jetë parimi im përderisa të tjerët vazhdojnë të kritikojnë pa asnjë parim”, ka shkruar Liri Loshi