Gazetari Michael Martens: Absurde që Kurti kërcënohet me sanksione, por jo Vuçiq edhe Dodik
Gazetari Michael Martens: Absurde që Kurti kërcënohet me sanksione, por jo Vuçiq edhe Dodik
Michael Martens, gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung, e ka quajtur absurd kërcënimin Bashkimit Evropian me sanksione ndaj Kryeministrit Kurti ndërsa diçka e tillë s’po ndodh me Presidentin e Serbisë Vuçiq dhe të Republika Srpska Dodik.
Gazetari thekson se BE-ja e kërcënon me saknsione Kosovën, ndërsa ndaj Serbisë është e butë.
Në një postim në profilin e tij në Twitter, ai shkruan:
“Për situatën aktuale në Ballkan: BE-ja po kërcënon me sanksione ndaj qeverisë Kurti në Kosovë, por jo ndaj liderëve serbë Vuçiq dhe Dodik. Kjo është absurde, thënë më së buti. Por duket se ka një shpjegim për butësinë perëndimore ndaj Beogradit”.
Komisioni Evropian ka përgatitur një listë me masa kundër Kosovës për shkak të situatës në Veri.
Por, Kryeministri Kurti duke reaguar ka thënë se BE-ja tek Kosova e gjen partnerin më të sinqertë e më të qëndrueshëm.