“Nuk na duhen më ushtarë në betejë”, Putin: Ndoshta duhet të rikthehemi në Kiev
Presidenti rus Vladimir Putin ka folur sot në një takim televiziv me korrespondentët rusë të luftës, teksa ka nënkuptuar edhe një paralajmërim për fatet e betejës me Ukrainën.
Ai tha se nuk sheh nevojë për mobilizim shtesë të ushtarëve rusë për të luftuar në Ukrainë, por gjithçka varet nga ajo që Rusia dëshiron të arrijë në fushëbetejë.
“Disa figura ushtarake po thonë se duhet të shtojmë një milion ose dy milionë ushtarë, por varet se çfarë duam ne”, theksoi ai.
I pyetur mbi kryeqytetin ukrainas të Kievit, në të cilin nuk ka pasur ndërhyrje nga ushtria ruse, Putin nënkuptoi përmes një pyetjeje retorike një sulm.
“Mos duhet të rikthehemi atje?” u shpreh Putin gjatë intervistës, teksa kjo deklaratë u interpretua si një plan i Moskës për të nisur një sulm të drejtpërdrejtë në kryeqytetin ukrainas.