Aksident me pasojë vdekjen në Shkup, është ngritur procedurë kundër të dyshuarit
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një personi për veprën penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion nga neni 300 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
“Më datë 5 dhjetor, 53-vjeçari i dyshuar është futur me Mini Cooper në udhëkryqin e rrugëve “Pijanec” dhe “Kozle”, duke mos e lëshuar mjetin që tashmë lëvizte përgjatë rrugës “Kozle” dhe kishte të drejtë përparësie. Në këtë mënyrë ka penguar lëvizjen e motoçikletëa Honda, që drejtohej nga një fëmijë i moshës 14-vjeçare”, thuhet në njofitmin e Prokurorisë.
Motoçikleta ka goditur anash veturës, i dëmtuari është përmbysur dhe ka rënë në rrugë, më pas ka rrëshqitur në korsinë e destinuar për qarkullimin e automjeteve në drejtim të kundërt, ku është përplasur në një veturë Citroen C3. Në aksident drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë menjëherë.
“Me propozim të prokurorit publik, Gjykata Themelore Penale Shkup të dyshuarit i caktoi masat e kujdesit – ndalim i largimit nga vendbanimi/vendqëndrimi, obligim për paraqitje të herëpashershme te zyrtari i caktuar, konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit apo të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, si dhe heqjen e përkohshme të lejes së vozitjes, gjegjësisht ndalimin e dhënies së saj”, thuhet në kumtesëne Prokurorisë.
N. D. Send an email 12:49, 07-12-2022