POLITIKATË FUNDIT

Emisari gjerman: Ka zëra që Rusia po ndikon direkt në situatën në veri

I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor po ashtu foli edhe për ndikimin rus në Kosovë.
Sipas tij, Rusia nuk ka interes për paqe. Ai madje tha se ka interpretime të ndryshme në lidhje me ndikimin rus në këtë pjesë të Ballkanit.

Sarrazin tha se njëra nga to është se ndikimi rus në Mitrovicën e Veriut vjen direkt nga Moska, gjë që, sipas tij, është mirë për serbët, të cilët mund të justifikohen se ata nuk kanë gisht në destabilizimin e veriut, megjithatë, sipas tij, nuk mund të vërtetohet me siguri se sa ndikim ka Rusia në Kosovë.

“Është relativisht e qartë se Rusia nuk ka interes për paqe. Jo për të mbështetur Serbinë, por thjesht për ta mbajtur BE-në të zënë me konfliktin dhe për të minuar të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në të njëjtën kohë, duhet pasur kujdes me interpretimin: Nga njëra anë, dëgjojmë se ndikimi rus, veçanërisht në Mitrovicën e Veriut, tani vjen drejtpërdrejt nga Moska, pra jo më nëpërmjet palëve të treta.

Nga ana tjetër, kjo mund të jetë edhe një justifikim i mirë për qeverinë serbe, sepse ajo pastaj mund të thotë: Ne nuk kemi të bëjmë asgjë me të, ishin rusët. Është pak si macja e Shrodingerit.

Rusia është tashmë e përfshirë. Por sa shumë apo sa pak nuk mund ta vërtetosh në fund të fundit”, ka thënë Sarrazin për “Die Welt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *