“Rroftë miqësia serbo-kineze”, Goran Rakiq vizitë në Partinë Komuniste të Kinës
Kreu i Listës Serbe Goran Rakiq ka njoftuar se po qëndron për një vizitë në Kinë dhe në Partinë Komuniste të Kinës si pjesë e një delegacioni të Serbisë.
Ai ka publikuar disa fotografi të pjesëmarrësve të tjerë në akademinë kineze për qeverisje.
“Delegacioni i Republikës së Serbisë është në një vizitë zyrtare në Republikën Popullore të Kinës dhe Partinë Komuniste të Kinës. Rroftë miqësia e çeliktë serbo-kineze”, ka shkruar Rakiq.