“E-Shoqëri.mk”, dezinformatat luftohen me institucione transparente, media dhe shoqëri civile aktive dhe qytetarë të edukuar
Dezinformatat duhet të luftohen në mënyrë të përbashkët, me qëllim që të minimizohen efektet negative të tyre ndaj demokracisë. Për këtë nevojitet që institucionet të jenë transparente, mediat dhe shoqëria civile të punojë aktivisht në verifikimin dhe shpalosjen e tyre, ndërkaq duhet të nis dhe edukimi mediatik për mendim kritik.
Kjo mes tjerash u tha në panelin “Kërcënimet e sigurisë për demokracinë dhe përpjekjet evropiane në luftën kundër dezinformimit” në kuadër të edicionit të 18-të të konferencës dyditore ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” të organizuar nga Fondacioni “Metamorfozis” në Shkup.
Në panelin e moderuar nga Filip Stojanovski nga Metamorfozis, panelistët nga institucionet evropiane dhe verifikuesit e fakteve nga Ballkani Perëndimor, biseduan për temat që lidhen me atë se si dezinformimi mund të ndikojë në demokracinë në rajon dhe Evropë.
Dr. Jasna Jelishiq, shefe e Task Forcës për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm tregoi se si në nivel të BE-së përballen me ndikimin e dezinformatave, i cili është problem global dhe jo vetëm i Ballkanit perëndimor.
“Kemi pasur planin e veprimit kundër dezinformatave në vitin 2018-të, para zgjedhjeve evropiane dhe kishim Kod praktikash dhe kjo ishte hera e parë kur platformat e mëdha u përfshinë nga ana e institucioneve evropiane. Nga ky vit kemi akt për shërbime digjitale rregullativë e qartë nga institucionet evropiane që është në fuqi dhe ka përgjegjësi të caktuara për platformat e mëdha që t’i kontrollojë këto platforma. Harmonizimi ligjor me atë të BE-në është diçka që Ballkani Perëndimor duhet ta bëjë. BE është partneri dhe investuesi i parë në Ballkanin Perëndimor, por ka narrative manipulative që zgjerohen dhe përpiqen që ta rrënojnë dhe të paraqesin një pasqyrë që është e qartë për ne në Bruksel”, tha Jelishiq duke shprehur kënaqësi në lidhje me harmonizimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër manipulimeve dhe sulmeve hibride.
Ajo porositi se profesionalizimi i mediave, edukimi mediatik për mendim kritik, veprimi i shoqërisë civile dhe institucioneve janë të rëndësishme në luftimin e dezinformatave.
Carlos Hernández–Echevarría, Maldita.ес tha se verifikimi i fakteve në BE luan një rol mjaft të rëndësishëm dhe shpreson se kjo do të aplikohet në të gjitha shtetet anëtare dhe aspirante.
“Lufta është për të bërë platforma të mëdha përgjegjëse për llogaridhënie. Zgjidhjet e autoriteteve për platformat masive sa i përket dezinformatave duhet të jenë globale dhe në të gjithë Evropën, për arsye se ne dezinformatat nuk njeh kufi, veçanërisht në Evropë. Problemi kryesor në BE në lidhje me problematikë është që duhet të zhvillohet model i cili do të jetë në interaksion me këto që do të trajtohen dezinformatat”, tha Hernández–Echevarría.
Gjithashtu, Hernández–Echevarría theksoi se verifikuesit e fakteve duhet të jenë më proaktiv dhe më të hapur dhe të respektohen standardet e vendosura për distancim nga politika dhe të tjera. Gjithashtu shtoi se puna më e rëndësishme që mund të bëjmë është që të krijojmë edukim mediatik dhe mendim kritik jo vetëm te fëmijët por te të gjithë shoqëria.
Jelena Berkoviq, nga Faktograf e Kroacisë tha se problemi i dezinformatave është global dhe duhet të ketë dhe zgjidhje globale. Ndërkaq bëri thirrje që të përmbahen standardet e larta për verifikuesit e fakteve.
“Duhet që në mënyrë sistematike duhet të ndërtojmë një realitet faktual rreth nesh. Koordinimet e këtilla fikse që duhet t’i kenë njerëzit në shoqëri që të besojnë në sistem dhe të marrin pjesë në atë për atë që duhet të bëhet. Me rëndësi të madhe është roli i shoqërisë civile, veçanërisht se si verifikuesit e fakteve filluan me standarde të ashpra dhe faktografi ku unë jam duhet të bëjë ndonjë ndryshim që të adaptohet ndaj këtyre standardeve. Mezi pres që rrjeti evropian të mblidhet jashtë BE-së dhe t’i mbledhë të gjithë ata që janë të interesuar për të bërë verifikimin e fakteve në lidhje me këto standarde të larta. Nëse u përmbaheni standardeve të larta do të mundeni në të vërtetë që të jeni palë e përfshirë në tryezë ku bartësit e mëdhenj të vendimeve siç janë qeveritë”, tha Berkoviq.
Darko Bërkan nga “Pse jo” e Bosnjë dhe Hercegovinës shpreson që gjith ky diskutim, ku gjithnjë më shumë palë të interesuara nga gjithë kontinenti janë përfshirë, do të ofrojë observime më të gjera dhe kontroll në nivel evropian dhe botëror.
“Ne si verifikues të fakteve dhe të gjitha palët tjera dhe që punojnë në mënyrë lokale në kontrollin e informacioneve, njerëzit që merren me edukimin medial me gazetari, me informacione kofidincionale, me arsimin, në përgjithësi njerëzit që punojnë në rregullimin dhe në degë të ngjashme me siguri nuk mund të bëjnë nëse angazhimet e tyre janë të fokusuara në aspektin lokal. Nëse nuk i verifikoni platformat, nëse nuk vendosni parime se si i gjithë sektori informativ duhet të duket është e vështirë të korrigjohet nga perspektiva e aspektit lokal. Gazetarët dhe mediat duhet të jenë më të vëmendshëm ndaj këtij kërcënimi dhe duhet të fokusohen në bashkëpunimin me verifikuesit e fakteve dhe palët e tjera të interesave që punojnë me dezinformatat dhe e përmirësojnë hapësirën mediale”, tha Darko Bërkan.
Patris Pustina, nga “Faktoje” e Shqipërisë tregoi për për ndodhitë e fundit me sulmet kibernetike nga ana e agjentëve iranianë dhe me mungesën e transparencës nga ana e Qeverisë, e cila, ka lënë mundësi për spekulime.
“Qeveria nuk ka siguruar kurrfarë informata në lidhje me tërë rastin. Jemi përballur me mungesë të plotë të transparencës që hapë mundësi për spekulime. Përballemi me apati nga ana e opinionit, por si rezultat besoj se hapësira mediatike nuk siguron gazetari cilësore. Kemi shumë online portale të cilat shpërndajnë dezinformata pa kontekst përkatës, madje ndonjëherë edhe drejtpërdrejt lajme të rrejshme, të cilat nuk janë të drejtuara ndaj ndonjë qëllimi. Qëllimi kryesor është që të fitohen klikime dhe shikime, nuk ka ndonjë konspiracion keqdashës, por vetëm që të gjenerohet vetvetiu”, tha Pustina.
Fitim Gashi nga “Sbunker” i Kosovës, tha se në çështjen e dezinformatave Kosova është rast specifik, ndërkaq përmendi disa raste ku paralelisht me ngjarjet politike në vend, prodhohen dhe dezinformata ku shumica e tyre burimin e kanë në Serbi.
“Për qytetarët që jetojnë në pjesën e veriut problemi kryesor është edhe mungesa e qasjes në informata ndoshta edhe për shkak të ndarjes etnike, qytetarë te asaj pjese nuk informohen prej mediave meinstrim, por nga mediat e Beogradit. Dezinformatat kryesore vijnë për shkak të marrëveshjes, është temë që ka interesim në Kosovës, ata vijnë kur bëhet fjalë për marrëveshje. Ka edhe dezinformata për luftën në Ukrainë, të cilat janë përkthyer nga mediat serbe, pra në lidhje me ekzistimin e mercenarëve nga Kosova. Ka pasur dezinformatat për të paraqitur Kosovën si një krijesë që nuk është e qëndrueshme. Institucionet duhet të jenë sa më transparente, mediat dhe shoqëria civile duhet ta luajnë rolin për shpalosjen e dezinformatave dhe duhet të nis edukimi medial në moshë të hershme”, tha Gashi.
Ndryshe, edicioni i sivjetshëm i e-Shoqëri.mk zgjati 2 ditë dhe u përbë nga 7 diskutime në panel, 2 fjalime frymëzuese, 1 debat televiziv dhe 1 shfaqje të filmit “Motrat” nga Dina Duma (në Kinematekën e Maqedonisë së Veriut). Aktivistë, ekspertë, gazetarë, nëpunës shtetërorë dhe mbështetës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë i ndanë pikëpamjet dhe mendimet e tyre mbi transformimin digjital të administratës publike dhe shoqërive në Ballkanin Perëndimor, respektimin e të drejtave të njeriut në hapësirën online, mbikëqyrjen dhe përpunimi e të dhënave biometrike, privatësinë, pasojat e ngacmimit kibernetik në jetën reale, si dhe tejkalimin e hendekut gjinor në sigurinë kibernetike. Konferenca do të përfshijë gjithashtu diskutime mbi narrativet e dezinformimit, efektet e dezinformatave dhe ndikimet e huaja të dëmshme mbi demokracinë e Maqedonisë së Veriut, si dhe për kërcënimet e sigurisë ndaj demokracisë dhe përpjekjet evropiane për t’i luftuar dezinformatat.
- LEXO: U mbajt dita e parë e konferencës e-Shoqëri.mk me temë “Rezistenca kibernetike për liri dhe siguri”
S. B. Send an email 16:22, 07-12-2022