Dogana i nxjerr në shitje nëntë kuajt dhe një gomar, për 1 euro kilogrami
Dogana e Kosovës i ka nxjerr në shitje nëntë kuajt dhe një gomar.
Sipas njoftimit çmimi i tyre do të jetë 1 euro për kilogram.
Ato ishin konfiskuar në fshatin Kabash të Vitisë, më 25 prill.
Sipas Doganës, shikimi i mallit u bë më 28 prill në Terminalin Dheu i Bardhë, nga ora 10:00 deri në ora 12:00.
Malli shitet në gjendjen faktike dhe nuk pranohet reklamacioni.
“ Të drejtë pjesëmarrje kanë personat fizik dhe juridik. Personat juridikë të cilët marrin pjesë duhet në ofertë të bashkëngjisin Certifikatën e regjistrimit të biznesit me informata mbi biznesin dhe Numrin Fiskal. Ndërsa, personat fizik duhet të kenë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose patentë shoferin)”, thuhet në njoftimin e Doganës.