POLITIKATË FUNDIT

Qyteti i Shkupit me vendim të ri në lidhje me transportuesit privat

Bllokada e autobusëve privat në Shkup, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk
Bllokada e autobusëve privat në Shkup, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Qyteti i Shkupit nesër do të shpallë thirrje publike për transportuesit privatë të autobusëve me linjat numër 20 dhe 22. Dallimi i vetëm, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, është se as “Slloboda prevoz”, as “Makekspres” nuk do të mund të konkurrojnë për një vit nga dita e prishjes së kontratës për shkak të shkeljes së dispozitave të kontratës nga ana e tyre, raporton MIA.

“Ftojmë të gjithë operatorët privatë të aplikojnë në thirrjen e publikuar, individualisht ose përmes një përfaqësuesi të një grupi transportusish privatë”, thuhet në njoftimin e Qytetit.

Prej aty thonë se transportin publik të qytetit e organizojnë organet e vetëqeverisjes lokale, e jo biznesmenë privatë, parti politike apo grupe të tjera interesi, dhe, siç thuhet në njoftim, në këtë rast organizimi i transportit publik të qytetit është përgjegjësi e Qytetit të Shkupit dhe NQP Shkup.

“Angazhimi kryesor i këtij menaxhmenti të qytetit është optimizimi i shpenzimeve joproduktive dhe riorientimi i atyre fondeve në projekte ku përfitojnë qytetarët. Kështu, Qyteti i Shkupit dhe NQP në gjashtë muajt e fundit kanë arritur të pajisin 130 autobusë nga flota e NQP-së, me çka numri i autobusëve të qytetit nga 140 aktivë në këtë periudhë të vitit të kaluar, është rritur në 270. Në këtë mënyrë, qytetarët e qytetit të Shkupit marrin shërbim më të mirë, më të lirë, të besueshëm dhe të standardizuar”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

F1 C Send an email 17:52, 06-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *