Përleshen fizikisht dy arsimtare mes vete në Prizren
Dy arsimtare janë përleshur fizikisht mes vete në një shkollë në Prizren.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, ndërsa njëra ka pranuar ndihmë mjekësore.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren.