TË FUNDIT

Maskohej si postier për të vjedhur banesat, arrestohet 39-vjeçari shqiptar

Një 39-vjeçar shqiptar, pa leje qëndrimi, është vënë në pranga në Itali, pasi u pikas nga policia teksa ishte në mjetin tip ‘Peugeot 208’ të bardhë, ku shkruante “Shërbimet Postare”.

Mediat italiane raportojnë se dyshimet e policisë ndaj të riut nisën sepse fonti i shkrimeve dukej ndryshe nga ai i përdorur përgjithësisht nga mjetet postare italiane. Për këtë arsye ata vendosën të ndiqnin automjetin në fshehtësi, duke mbërritur deri në Cantagrillo, ku makina ndaloi para një vile.

Pas disa minutash vëzhgimi, oficerët panë shqiptarin që doli, i cili me nxitim veshi rrobat tipike të dikujt që punonte si postier, xhaketë fluoreshente, doreza dhe kapelë me të shkruar “shërbim postar”, u fut në makinë, me një dëshirë të dukshme për t’u larguar sa më shpejt.

Në atë moment efektivët e policisë vendosën të ndërhyjnë, por shqiptari fillimisht tentoi të largohej, më pas, duke arritur tek ata, tentoi t’i godiste me shqelma dhe grushte, por pa ia arritur qëllimit. Më pas ai u arrestua.

Nga hetimet, u zbulua më pas se shqiptari ishte pa të drejtë leje në Itali, ndaj u bë edhe arrestimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *