Asamblistja e PDK-së në Rahovec i bashkohet AAK-së
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar se sot AAK-së iu ka bashkuar Floridë Bajraktari, e cila deri më sot ishte pjesë e PDK-së.
Bajraktari, ka të përfunduar masterin në ekonomi, e angazhuar për një periudhë të gjatë si një aktiviste e vlerësuar për shërbim ndaj interesave të qytetarëve, e zgjedhur prej tyre 3 herë asambleiste e Kuvendit Komunal në Rahovec.
Latifi i uroi mirëseardhje Bajraktarit dhe tha që me vizionin e Aleancës do të bëjmë shumë punë të mira.