Gërvalla në OKB: Kur Kosova premton diçka e mban fjalën, ADN-ja e Vuçiqit dhe Daçiqit e bënë të pamundur që edhe ata të veprojnë njësoj
Ministrja e MPJ-së, Donika Gërvalla sapo ka marrë fjalën në Këshillin e Sigurimit, ka thënë se Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq iu lejua të fliste në gjuhën serbe, ndërsa vetë asaj jo, kështu që siç tha ajo zgjodhi të fliste në gjuhën angleze, shkruan Gazeta Online Reporteri.
Gërvalla në Këshillin e Sigurimit ka thënë se si shtet Kosova po bënë përkushtim dhe punë të jashtëzakonshme për paqe dhe stabilitet, por UNMIK nuk po i kontribuon paqes në rajon.
“Sa i përket raportit të UNMIKUT, mund të themi se më shume se 90 pika, ka gabime të vogla dhe të mesme në raport, ka gjëra që mungojnë. Boshllëqet, problemet në K|osovë nga UNMIKU janë gjëra të njohura. Ne jemi duke bërë përkushtim dhe punë të jashtëzakonshme për paqe dhe stabilitet, por UNMIKU nuk po i kontribon paqes dhe stabilitetit ne rajon, prandaj kjo me shpie mua te çështja e zhvillimeve te rendesihme per paqe”.
Ministrja e MPJ-së foli edhe për Procesin e Berlinit ku tha se është i rëndësishëm për regjionin, pasi siç tha ajo janë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme.
Sipas Gërvallës, Vuçiq e Daçiq po e bllokojnë këtë proces, pasi propaganda e tyre po vazhdon.
Ajo tha se të gjithë tashmë e dijnë se kur Kosova premton diçka e mban fjalën dhe nuk zmbrapset, por që e njëjta nuk vlen për presidentin serb dhe ministrin e jashtëm serb.
“Procesi i Berlinit është më i rëndësishmi strategjik për regjionin. Janë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme në Berlin, siç ka qene njohja e leternjoftimeve reciproke, diplomave. Megjithatë shtetet të cilat Vuçiqi e Daçiqi kanë pasur ndikim janë duke bllokuar procesin. Propaganda e tyre vazhdon, është fakt i njohur ndërkombtar nga të gjithë, miq e jo miq, se kur Kosova premton diçka e mban fjalën, nuk jemi zbrapsur asnjëherë nga asnjë marrëveshje e nënshkruar, por kjo nuk vlen për Vuçiqin e Daçiqin. ADN-ja e tyre politike e bënë të pamundur ta mbajnë fjalën”, tha ajo.