Falënderim ndaj ushtarëve, 200 biznese i lirojnë çmimet për ta
Rreth 200 biznese i lirojnë çmimet e produkteve për ushtarakët e pjesëtarëve të Ushtrisë së Kosovës.
Çmimet e këtyre orendive shtëpiake, do t’i paguajnë 10% më lirë.
Për ushtarakët e pjesëtarët e FSK-së, rreth 200 biznese i kanë liruar produktet e tyre.
Zbritja për ta do të jetë nga 10 deri në 35%.
Madje kjo etiketë do të ngjitet në produkte si tregues i këtij përfitimi që tashmë kanë ushtarakët.
Majorja Mimoza Budeci e vlerëson shumë këtë akt mirënjohjeje siç thotë ajo.
Ushtarakes Budeci s’i lë përshtypje shuma e lirimit aq sa simbolika e kësaj nisme.
Një ndër kompanitë që do ta ofrojë këtë lirim në të gjitha pikat, është kompania JYSK, përfshirë këtu edhe biznesin për ushqim që kanë.
Se pse iu bashkuan kësaj iniciative, tregon drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie, Vigan Salihu.
E lirimi i çmimeve për ushtarakët, nisi nga Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me akterë tjerë.
Gashi tregon edhe se si do të shkojë procedura e pagesës së tyre.
Në fillim të kësaj jave ka filluar shpërndarja e materialeve të nevojshme për implementim të kësaj nisme dhe pritet që ajo të fillojë së shpejti.