“Thoshin “po don me e rrëzu veten”/ Pozhari-opozitës: Keni ngelur të shashtisur, kjo është koha e Albin Kurtit!
Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar ndaj të gjithë atyre që shumë prej të arrituave këto javë për Kosovën, i konsideronin të parealizueshme.
Madje ai thotë se disa i quajtën edhe aventura të çmendura.
“Sot kanë ngelur të shashtisur ngaqë e kanë kuptuar se për një kohë shumë të gjatë do të jenë në opozitë. Se kjo është koha e Albin Kurtit, njeriut që realizoi edhe atë që kundërshtarët e tij e konsideronin të pamundur! Në heshtje, pa shumë zhurmë”, shkruan ai.
Postimi në Facebook:
● Nuk lejuan me u mbajt zgjedhjet e Serbisë në veri;
● Nuk e lejuan referendumin e Serbisë në veri;
● Ua vendosën stickersat si reciprocitet dhe më pas i detyruan t’i kthejnë targat në RKS;
● Zgjedhjet në veri i organizuan pa e përfillur shantazhin e Listës Srpska për bojkot, në aleancë të plotë me miqtë ndërkombëtarë;
● Bën hapin më të rëndësishëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës;
● E pritën lajmin për liberalizimin e vizave, si diçka normale, pa shampanja…
Krejt këto i bënë derisa kundërshtarët i konsideronin si të parealizueshme. Madje, disa i quajtën edhe aventura të çmendura, shkuan aq larg sa i shpallën si pretekste për destabilizim.
Për krejt këto, ia huqën keq.
Thoshin “po don me e rrëzu veten”. Zgjedhjet do të mbahen në vjeshtën e vitit të kaluar. Më pas thanë se Qeveria rrëzohet në mars. Sot kanë ngelur të shashtisur ngaqë e kanë kuptuar se për një kohë shumë të gjatë do të jenë në opozitë. Se kjo është koha e Albin Kurtit, njeriut që realizoi edhe atë që kundërshtarët e tij e konsideronin të pamundur! Në heshtje, pa shumë zhurmë.