POLITIKATË FUNDIT

Kurti: Kosova do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës

Kosova ka kaluar sot me me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Qeverisë ka falenderuar MPJD në krye me ministren, Donika Gërvalla dhe ekipet përkatëse për punën, si dhe shtetet anëtare që kanë përkrahur Kosovën.

Postimi i plotë:

Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë.

Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *