POLITIKATË FUNDIT

Pavle Belovski u zgjodh kryetar i SPGPM-së

Foto: SPGPM
Foto: SPGPM

Gazetari Pavle Belovski është zgjedhur kryetar i Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik (SPGPM) në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të mbajtur të hënën në QK “Jadro”, transmeton Portalb.mk.

Belovski, i cili e mbajti funksionin e ushtruesit të detyrës për një vit e gjysmë, u zgjodh kryetar unanimisht nga 46 anëtarët e pranishëm në Kuvendin e shtatë të Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe puntorëve mediatik.

“Sindikata e gazetarëve dhe punonjësve të medias luan rolin më të vështirë, duke parashikuar problemet, duke u dhënë zgjidhje dhe duke ua ofruar institucioneve dhe duke luftuar për zgjidhjen e tyre. Të mbrojë statusin socio-ekonomik të punonjësve të medias. Prandaj dua të theksoj se obligimi më i madh që ka udhëheqësia e ardhshme është të parandalojë padrejtësitë. Le të punojmë për ndërgjegjësim. Angazhim që e kam marrë personalisht dhe e kam përhapur pa u lodhur. Le t’i edukojmë kolegët për të drejtat e fituara”, tha Belovski në fjalimin e tij në kuvend.

Kuvendi mori vendim edhe për ndryshimin e numrit të anëtarëve të Këshillit ekzekutiv (KE), nga 13 anëtarë që janë aktualisht në 11 anëtarë. Përveç Tamara Gërnçaroskës, Marina Ilievskës, Pavle Belovskit, Teodora Cvetkovskës dhe Teofil Blazhevskit, të cilët morën pjesë në punën e Këshillit ekzekutiv në periudhën e kaluar, pjesë e Këshillit ekzekutiv të SPGPM-së do të jenë edhe Jovan Lesanski, Viktorija Mitkova, Ordanço Kostov, Slavica Filipovska, Bojan Stojanovski dhe Vesna Kolovska. Ata kanë një mandat pesëvjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.

Anëtarë të Këshillit mbikëqyrës u zgjodhën Elisabeta Bejkova, Igor Stefanovski dhe Sashko Dimovski.

Në Kuvend u shqyrtuan aktivitetet e SPGPM-së vitin e kaluar dhe këtë vit, nga të cilat ngritja e seksionit të të rinjve dhe ndryshimi i Statutit të organizatës, për praninë e detyrueshme të gazetarëve të rinj dhe punonjësve të medias në Këshillin ekzekutiv, rritja në numrin e anëtarëve përmes një sërë aktivitetesh dhe takimesh, si dhe planet dhe metodat e veprimit në vitet e ardhshme.

N. D. Send an email 13:52, 06-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *