Pas fitores në Zubin Potok, flet Izmir Zeqiri i PDK’së: Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve
Në zgjedhjet lokale në veri të vendit, nga katër komuna, në dy prej tyre ka dalë fituese Partia Demokratike e Kosovës(PDK), ndërsa ka folur kandidati Izmir Zeqiri i këtij subjekti politik, i cili ka dalë fitues pas shpalljes së rezultatet preliminare në komunën e Zubin Potokut, shkruan Gazeta Metro.
Izmir Zeqiri, kandidati i PDK’së për Zubin Potokun, i cili ka dalë fitues në këtë komune, ka thënë se ka fituar në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të vendit.
Ai ka thënë se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve.
“Fitorja ime do të jetë fitore e të gjithë qytetarëve. Unë do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve, do të jem i hapur për të gjithë qytetarët”, ka thënë Zeqiri.