“Është e pamundur të mos të rrjedhin lotët”, flet psikologia që trajton të mbijetuar të përdhunimit
“Trauma të paimagjinueshme” e “histori të pathëna” dëgjon çdo ditë pune Selvi Izeti Çarkaxhiu.
“Është e pamundur të mos të rrjedhin lotët”, thotë ajo. Kjo psikologe nga Prishtina ka më shumë se 15 vjet që punon me të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon se ka trajtuar mbi 400 raste dhe thotë se qëllim i saj është që gjithmonë ta heqë ndjenjën e fajit dhe të turpit nga viktima.