Zbulohet krijesa misterioze me 24 sy, mund të vrasë një njeri në pak minuta
Shkencëtarët kanë zbuluar një krijesë misterioze me 24 sy në një rezervuar në Hong-Kong. Zbulimi u krye teksa po analizohej uji i rezervuarit Mai Po.
Gjallesa me trup transparent dhe përmasa rreth 2,5 centimetra me tri tentakula, është pjesë e familjes së kandilit të detit.
Ajo ka 24 sy të vendosur në 4 grupe me nga 6 në trupin e saj të vogël. Ky është zbulimi i parë i specieve të kandilit të detit në ujërat kineze dhe specia e katërt në familjen Tripedaliidae, e cila përfshin disa nga gjallesat detare më helmuese në ujërat tropikale.
Ky kandil lëshon toksinë nga tentakulat e tij, e cila mund të shkaktojë paralizë, sulm në zemër, deri në vdekje, vetëm pak minuta pas pickimit.
Kandili australian i detit konsiderohet si gjallesa detare më helmuese në botë.