POLITIKA

KE-ja u kërkoi Maqedonisë e Malit të Zi t’i vendosin viza Kosovës – A nuk është dyfytyrësi kjo e BE-së?

Analisti politik, Albinot Maloku, e ka akuzuar Bashkimin Evropian për dyfytyrësi pas vërejtjes që i bënë Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, për mosvendosjen viza kosovarëve.

Maloku ka thënë se gjatë samitit në Tiranë, europianët e BE-së do të mbajnë ligjërata për vlerat europiane.

Postimi i plotë i tij:

A nuk është dyfytyrësi kjo e BE-së?! Ditë më parë në kuadër të Procesit të Berlinit u nënshkrua një marrëveshje për lëvizjen e lirë mes vendeve të Ballkanit, e cila duhet të ratifikohet nga Kuvendet e 6 shteteve të rajonit, ndërsa tani Komisioni Evropian i paska bërë vërejtje Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për mos vendosjen e vizave qytetarëve të Kosovës? Hajgaregji! Nesër në Tiranë europianët e BE-së do të na mbajn ligjerata për vlerat europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *