Tim Shkupi: S’ka islamofobi në Kosovë, ka shqiptarofobi
Veprimtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Musa Lamallari i njohur si Tim Shkupi, ka kritikuar ashpër penalistët në emisionin “Debat Plus”, ku po bisedohet për fenë dhe kombin.
Ai ka kritikuar, Nexhmedin Spahiun, Abdullah Kilnakun dhe Fuad Ramiqin, ish-drejtuesin të Lëvizjes Islame “Bashkohu”.
Sipas Shkupit, në Kosovë nuk ka islamofobi, por, ka shqiparofobi, e sipas tij kjo vjen “për shkak të personave si Spahiu, Klinaku e Ramiqi.
“Unë nuk jam mysliman, unë jam shqiptar. Sa për fillim nuk ka islamofobi në Kosovë, por ka shqiptarofobi, dhe shqiptarofobia është aq e madhe prej aleancës sllavo-muslimane”.
Shkupi ka sulmuar edhe panelistin Abdullah Klinaku duke e cilësuar si anëtarë i Vëllazërisë Muslimane, një organizatë kjo e shtypur me forcë në Egjipt.
“Po i shkruan juristë dhe po fol sikur më qenë ndonjë anëtar i Vëllazërisë muslimane të Egjiptit që i ka ndjek shqiptarët.Ky nuk qenka jurist, por qenka agjitator i Vëllazërisë myslimane në Kosovë…nëse e ndaleni të koncepti i kombit, nuk është vetëm më ja fut kot si Nexhmendin Spahiu apo Fuad Ramiqi…Feja ime është shqiptaria”, ka deklaruar Shkupi./RTV Dukagjini/