Kurti për heqjen e vizave: Lajm i shumëpritur, më mirë vonë se kurrë
Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë votimin e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për kosovarët.
Kreu i Qeverisë ka përdorur një fjalë të urtë popullore “më mirë vonë se kurrë”.
Ai madje ka falënderuar të gjithë deputetët që kanë votuar pro liberalizimit. Sipas tij, qytetarët kanë qenë të ndëshkuar qe një kohë të gjatë dhe se Kosova kishe ngelur vrimë e zezë në hartën e Evropës.
“Ky është një lajm shumë i mirë nga BE për Kosovën, është lajm i mirë i Evropës për qytetarët tanë. Natyrisht me këtë rast duhet ta falënderojmë Parlamentin Evropian dhe të gjithë deputetet që votuan për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës i cili hynë në fuqi me datën 1 janar 2024”.
“Është një lajmë i shumë pritur, kaher i pritur pro siç thotë fjala e urët e popullit tonë, më mirë vonë se kurrë. Besoj që Kosova e cila patë ngelur në hartë si një vrimë e zezë dhe qytetarët e shumë vuajtur të së cilët patën qenë të ndëshkuar me regjim të vizave do të mund të udhëtojnë së shpejti lirshëm në BE, studentët ndërmarrësit, por edhe vizitat familjarë të cilët me siguri që janë shumë të nevojshëm duke pasuar parasysh që çdo i tre qytetar i Republikës tonë nuk është banor i Republikës sepse kemi një mërgata, një diasporë të madhe. Pritje së gjatë po i vije fundi edhe një herë e falënderoj Parlamentin Evropian dhe në veçanti deputetët që votuan”, tha ai.
Kurti sërish tha se nuk mund të tolerohen që edhe një herë të shtyhen zgjedhjet ne veri të vendit, pasi sipas tij, funksionimi i institucioneve është i domosdoshëm.
“Unë nuk kam informacione të tilla, me siguri që ka serb në Kosovë që ato që planifikojnë strukturat paralele të Serbisë mund ta dinë më mirë se sa në për shkak të afërsisë. Mirëpo as një serb i Kosovës nuk do të duhet të frikësohej prej Beogradi por do të duhej t’i gëzohej mundësisë që ta ushtroj lirshëm, ndershëm hapur të drejtën për ta zgjedhur kryetarin e komunës”.
“Ndoshta do të ketë fitore në raundin e parë, ndoshta do të na nevojitet një balotazh por organet e sigurisë po punojnë ditë e natë që ta sigurojnë mbarëvajtjen e procesit. E dimë që mund të mos jetë shumë e lartë pjesëmarrja në zgjedhje, mirëpo nuk mund të tolerojmë që më tej të shtyhen zgjedhjet sepse kjo është bërë me 10 dhjetor të viti të kaluar”, tha ai./EO