TË FUNDIT

Serbët e Kosovës: ‘’Këtu është mrekullueshëm, si në gjysmë të rrugës për në parajsë’’

Serbët e Kosovës sot janë mbledhur në Manastirin e Draganacit për t’i festuar Pashkët.

Ata shprehen të kënaqur me Kosovën dhe thonë se toleranca dhe paqja janë më të rëndësishmet për të gjithë në Kosovë- raporton Kosovo Online.

“Paqja, bashkëjetesa, toleranca dhe respekti janë më të rëndësishme për të gjithë ne. Çfarë sugjerojnë Pashkët dhe vetë Krishti”- tha Millosh Stanojkoviq nga Shillova.

Jovan Simiq, poashtu nga Shillova uron që të kemi paqen dhe qetësinë që e kemi pasur gjithmonë.

‘’Vetëm të jemi të durueshëm, të kemi paqen dhe qetësinë tonë që e kemi pasur gjithmonë”- tha Simiq.

Në këtë mbledhje festive morën pjesë edhe mysafirë nga Serbia qendrore e jashtë saj.

Ana Pokrajac që ka ardhur nga Londra, enkas për festimin e Pashkëve me familjen e saj, e quajti Kosovën si një vend të mrekullueshëm dhe tha se është mirëpritur nga populli ynë.

Radovanka Ognjenoviq nga Novi Sadi u shpreh gjithashtu me fjalë të bukura për Kosovën, duke thënë se nuk ka vend më të mirë se Kosova.

“Unë kam lindur në Kroaci, por Kosova është diçka më e bukur, druri ynë nuk është si këtu në Kosovë”- tha Ognjenoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *