Latifi ia thotë në sy Klinakut: Familjen e dërgoni me jetu në Skandinavi ndërsa këtu promovoni Arabinë Saudite, kjo është dyfytyrësia juaj
Përderisa po zhvillohej debati mbi fjalën e lirë në Pressing, juristi dhe praktikuesi i fesë islame Abdullah Klinaku, ka treguar se si një pjesë e familjes së tij jeton në shtetet skandinave, e për këtë ka reaguar profesori i filozofisë, Blerim Latifi duke e quajtur dyfytyrësi, pasi që në Kosovë promovojnë ligje e kulturë arabe ndërsa familjarët e tyre jetojnë ne vende më demokratike ku liria është e shenjtë, por jo në vende si Arabia Saudite apo Iran.
Latifi ka thënë se vendet që e kanë nivelin me të lartë të lirisë, janë vendet Skandinave, ku deri 70% deklarohen që s’besojnë, çka me bo me ta, ata janë të lumtur.
“Asgjë, unë gjysmën e familjes e kam në Skandinavi” ka thë Klinaku
Ndërsa Latifi i është kundërpërgjigjur se përse nuk i ka dërguar në Arabi Saudite familjen, por në Skandinavi të ‘kufartë’ që sipas besimit islam, quhen kështu ata që s’besojnë në zot.
Ndërsa Klinaku e ka kthyer debatin në personale duke thënë të pavërteta për Latifin, kinse ky i fundit ka kërkua largimin e myslimanëve, çka Latifi i ka quajtur shpifje.
“Në Suedi ndihem shumë mirë, këtu promovohet laicizmi ekstremist” tha Klinaku.
“Latifi ka thënë se kjo çfarë bën Klinaku është hipokrizia, pasi që familjen e ka dërguar në Skandinavi ndërsa në Kosovë po e promovon, burken, nikabin, po e promovon blasfeminë. Kjo është dyfytyrësia e juaj. Ju keni qef me shku në perëndim por këtu e promovoni Arabinë Saudite e Iranin. E shani perëndimin ndërsa atje keni qef me jetu.”, ka thënë tutje Latifi.
Tutje Latifi ka thënë se tradita jonë është fisi dhe Kanuni, dhe as Bibla apo Kurani.
“Tradita jonë është fisi, është Kanuni, as Bibla as Sheriati nuk kanë mundur me i dalë përmbi Kanunit, ka qenë suprem, edhe sot është. Cila është tradita jonë familjare, ku gratë janë trajtuar si skllave, ku burri e ka rreh e ka trajtuar si kafshë. qatë traditë po don me me e rujtë ti a?”, ka thënë Latifi.
“Çdo kush që mendon ndryshe nga ti , ti po e konsideron si ofendim, kjo është e rrezikshme”, tha tutje Latifi.
Klinaku ka reaguar duke folur për shkencën, duke tregu se çka sipas tij është gjuhë e urrejtjes.
“Nëse e dho një mendim që ka me e nxitë reagimin tendë, kjo është një prej elementeve në kuadër të gjuhës së urrejtjes, atëherë le të ndryshohen interpretimet e shkencës”, ka thënë Klinaku.
Menjëherë ka reaguar Latifi duke i thënë se ti s’je ai që mund të na tregosh për shkencën.
“Le more mos na fol për shkencën, mos na trego ti për shkencën. Nuk ka shkencë definicion të urrejtjes dhe të ofendimit. Nesë dikush del dhe thotë se myslimanët duhet me i debu, do të dal në anën e tyre. Por nëse dikush thotë se idetë e myslimanëve janë të gabume pse t’i duhesh me u ndi i ofendum” ka thënë Latifi.