POLITIKATË FUNDIT

“Rrezik për sigurinë kombëtare”, Hoxhës Ahmed Kalaja i ndalohet hyrja në RMV

Hoxhës Ahmed Kalaja i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut me argumentin se konsiderohet rrezik për sigurinë kombëtare.

Vetë ai ka publikuar dokumentacionin që i është dorëzuar nga policia në pikën kufitare të Qafë Thanës në rrjete sociale.

“Paraqet kërcënim për rendin publik, sigurinë kombëtare, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut”, thuhet mes tjerash në dokumentin që policia i ka dhënë Hoxhës.

Postimi i plotë

Open Ballkan; Ballkani i Hapur sa e bukur për të qenë e vërtetë; që një ditë të kalonim kufijtë pa pengesa. Kam udhëtuar kudo në Evropë edhe Britani edhe asnjë pengesë. Mirëpo politikat shoviniste të Shtetit të Maqedonisë se Veriut ndaj shqiptarëve nuk kanë të sosur.

Pavarësisht se isha i ftuar zyrtarisht edhe të gjitha institucionet ishin në dijeni. Arsyeja e ndalimit shprehet në letër; e normalisht nuk ke ku të ankohesh vetëm se te Zoti; që tua japë hakun atyre ndaj kësaj sjellje të paprecedente arrogante monstruoze.

Ndoshta Institucionet e përfaqësimit të Islamit në dy shtetet, avokati i popullit, ministria e jashtme, shteti do të reagojnë. Ndjesë besimtarëve edhe qytetarëve të Shkupit ndaj politikave monstruoze të atyre që i udhëheqin. Agjërim të pranuar e mos i harroni nga duatë ata po edhe ne që me zemër të përmalluar u nisa për të ju e nuk erdha dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *