Filluan punimet për largimin e spitalit të djegur modular në Tetovë
Pesëmbëdhjetë muaj pas rastit tragjik në modularin e Tetovës, sot kanë filluar punimet për heqjen e mbetjeve të objektit të shkrumbuar.
Mos heqja e modularit për kaq kohë të gjatë, nga drejtuesit e spitalit arsyetohej me ndalesën nga ana e prokurorisë, leje kjo që Spitalit klinik të Tetovës iu dha para vetëm një muaji, ku u deklarua se objekti nuk është më pjesë e provave materiale për hetimin.
Punimet për heqjen e modularit pritet të zgjasin dy ditë, ka informuar drejtori i Spitalit klinik të Tetovës. Muajin e kaluar, drejtori i spitalit paralajmëroi se do të ndërtohet pllakë përkujtimore për viktimat.
Përndryshe, gjykimi për rastin e Spitalit Modular nuk ka filluar ende pasi seanaca është anuluar tre herë për shkaqe të ndryshme si ajo e mosparaqitjes të akuzuarve në seancë, mospërzgjedhjes së avokatëve dhe mungesës së njërit avokat në seancën e fundit. Seanca e radhës është caktuar për me 7 dhjetor.
Zjarri i tmerrshëm që e bëri hi spitalin modular në Tetovë, mori me vete 14 jetë të pacientëve të trajtuar nga Covid-19, por edhe të anëtarëve të familjeve që ndodheshin brenda. 14 persona u shpëtuan përpara se objekti të digjej plotësisht. Kujtojmë që objekti i djegur nuk është larguar ende.
Ministri dhe Drejtori i spitalit deklaratat i dhanë pas pranimit të aparaturave donacion për repartin e kirurgjisë torakale nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordnim- TIKA në vlerë prej rreth 60 mijë euro.
- LEXO: Parashihet të vendoset pllakë përkujtimore te vendi i Spitalit Modular, mbeturinat e të cilit nuk janë pastruar ende
- LEXO: Për të tretën herë u anulua gjykimi për “Spitalin Modular”, kësaj radhe nuk erdhi avokati i mjekut të akuzuar
- LEXO: Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka zgjedhur kontraktor për t’i pastruar mbetjet e Spitalit Modular në Tetovë
- LEXO: Nuk dihet kur do të largohet objekti i spitalit modular në Tetovë, ka një vit që rikujton tragjedinë e zjarrit (VIDEO)
- LEXO: Dhjetë muaj pas tragjedisë së zjarrit në Tetovë, objekti i djegur i spitalit modular ende nuk është larguar
F1 C Send an email 17:44, 03-12-2022