POLITIKATË FUNDIT

Arrijnë në Gjykatë tre të dyshuarit për sulmin ndaj Valon Sylës, T7 sjell foto

Tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla kanë arritur në Pallatin e Drejtësisë, raporton Express.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.

Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, po qëndron atje, prej ku ka dërguar fotografi të të dyshuarve. Të njëjtit janë munduar të fshehin fytyrën, derisa kanë hyrë në gjykatë.

Gazetari Valon Syla rreth mesnatës u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”.

Syla paraprakisht ishte në emisionin Pressing në T7, ku është analist. Temë diskutimi ishte debati që ka shkaktuar nisja e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale Hagë.

Sulmin e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, por edhe organizata më e madhe e gazetarëve në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *