A do të martohej me një shqiptare? Komediani amerikan Max Amini befason me përgjigjen
Komediani i njohur amerikan, Max Amini, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku nuk munguan pyetjet pikante dhe batutat nga moderatoret.
Gjatë intervistës, ai u vu përballë disa situatave humoristike, duke shkaktuar të qeshura me përgjigjet e tij.
Fillimisht, Selin Bollati e pyeti se cila ishte fjala më e bukur në shqip që i kishin mësuar.
Max u përgjigj se ndër fjalët që kishte mësuar ishte ‘shqipe’, ndërsa Ema Andrea i sugjeroi edhe shprehjen ‘të dua’, duke ia shpjeguar kuptimin në anglisht.
Biseda mori një tjetër drejtim kur Orinda Huta e pyeti nëse do të martohej me një vajzë shqiptare.
Me humor, Max u përgjigj: “O Zot, pse kam ardhur unë këtu? Kam ardhur të gjej grua. Dua një vajzë shqiptare”, duke shtuar se Shqipëria ka disa nga vajzat më të bukura.
Por pyetjet nuk përfunduan me kaq.
– YouTube www.youtube.com
Ori Nebijaj e sfidoi komedianin të zgjidhte njërën prej vajzave të pranishme në studio apo në publik, jo për martesë, por për ta ngacmuar.
Max zgjodhi Emën, duke shpjeguar se ka një karakter të fuqishëm dhe sfidues. /Telegrafi/
