TË FUNDIT

Xhamia e Larme drejt UNESCO-s, nis procesi për përfshirjen në listën tentative të trashëgimisë botërore

Xhamia e Larme në Tetovë ka nisur procesin për t’u përfshirë në Listën Tentative të UNESCO-s, si hap i parë drejt nominimit të saj për trashëgimi botërore.

Nisma është ndërmarrë nga Qendra Kombëtare e Konservimit dhe Bashkësia Fetare Islame – Myftinia e Tetovës, ndërsa ka marrë edhe mbështetjen e Këshillit Kombëtar për Trashëgimi Kulturore.

Për këtë qëllim, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka formuar një grup pune që do të përgatisë dokumentacionin dhe do të koordinojë aktivitetet e nevojshme.

Xhamia e Larme konsiderohet një nga monumentet më përfaqësuese të arkitekturës islame të shekullit XIX, e njohur për pikturat murale, ornamentet dhe ndërthurjen e elementeve artistike osmane me ndikimet evropiane.

Megjithatë, përfshirja në Listën Tentative është vetëm faza fillestare, ndërsa më pas duhet të përgatitet dosja e plotë e nominimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *