TË FUNDIT

Dragashi përballet me reshjet e para të borës, kërkohet edhe ndihmë vullnetare

Bora ka nisur të bjerë në Komunën e Dragashit, ndërsa pesë traktorë komunalë kanë dalë në terren për pastrimin e rrugëve dhe mbajtjen e qarkullimit të sigurt.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Administratës në Komunën e Dragashit, Veton Halili, përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe mirëkuptim gjatë lëvizjes, për shkak të reshjeve të borës.

Halili gjithashtu ka bërë thirrje për ndihmë vullnetare nga qytetarët, duke falënderuar ata për bashkëpunimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *