Hysa dorëzon meçin, humb shansin për kampion bote (VIDEO)
Nelson Hysa e ka përfunduar para kohe meçin më të rëndësishëm të karrierës së tij, pasi është detyruar të dorëzohet në përballjen me kampionin e botës në peshat e rënda, Agit Kabayel.
Sfida u zhvillua në Merkur Spiel-Arena të Dusseldorfit, ku boksieri shqiptar synonte të shkaktonte befasinë dhe të fitonte titullin e botës në kategorinë WBC.
Megjithatë, meçi nuk përfundoi ashtu siç shpresonte Hysa. Në një moment të përballjes, nga këndi i tij u hodh peshqiri i bardhë në ring, duke sinjalizuar dorëzimin dhe ndërprerjen e duelit.
Nga pamjet, ndërprerja u duk se lidhej me një problem fizik të boksierit shqiptar, konkretisht me një lëndim të mundshëm në dorë.
