Hoxhë Mazllami për personat që sulmuan Sylën: Vallahi s’i kam dëgjuar këta emra
Hoxhë Mazllam Mazllami ka thënë se nuk i njeh personat, të cilët dyshohen se e kanë sulmuar gazetarin Valon Syla.
“Vallahi as s’i kam njohur as s’i kam ndëgjuar këta emra”, ka thënë ai.
Ndryshe, të tre personat janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dyshohen se mbrëmë e kanë sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.